Përforcohet Luftëtari! Futbollisti lë Flamurtarin dhe kthehet në Gjirokastër...

Ekipi i Luftëtarit është në qendër të merkartos, pasi disa nga lojtarët e tij janë më të kërkuarit në treg, por presidenti Grigor Tavo ka premtuar se do t’i mbajë, madje se do ta përforcojë grupin me një sulmues dhe një mbrojtës qendre.

Vasil Shkurtaj do të federohet tani dhe mund të quhet si blerja e parë, edhe pse është prezantuar që në verë. Kurse blerja e dytë e meraktos së dimrit është vlonjati Lejdi Liçaj, i cili kthehet pas disa muajsh në Gjirokastër.

Mesfushori ka pasur pak hapësira në formacionin e Flamurtarit dhe duket se ka vendosur të kalojë sërish te Luftëtari, ku me shumë mundësi do të aktivizohet si mbrojtës i djathtë. Në këtë rol gjirokastritët nuk kanë asnjë lojtar për momentin dhe sakrifikojnë Rapën.

Shumë shpejt do të bëhet zyrtarizsimi i kalimit të Liçajt tek ish-ekipi i tij, ndërkohë që më interes priten lëvizjet e tjera. Liaçajn e kujtojnë të gjithë për atë eurogol që shënoi për vlonjatët në ndeshjen me Lushnjën, kur realizoi me një roveshiatë spektakolare. Vipsport.al.F.R

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com