Partizani me Sponsorin e Ri MCN - Fiton Derbin e Madh ndaj Tiranes

Është mbyllur derbi i 150-të në “Selman Stërmasi”.

Partizani arrin të marrë një fitore 0-1 ndaj Tiranës, duke e çuar në 14 numrin e ndeshjeve pa fitore për bardhebultë. Një sfidë mjaft emocionuese, e cila kishte një mozaik fantastik, pasi stadiumi ishte i mbushur plot e përplot.

Ndonëse nuk kishte shumë raste të rrezikshme, spektaklin menduan që ta dhuronin tifozeritë, të cilat e kishin pritur prej më shumë se një viti e gjysmë një ndeshje kaq të veçantë. Ishte një ndeshje që i kishte munguar Kategorisë Superiore.

Takimi nisi mjaft i kujdesshëm me skuadrat të vendosura mirë në fushë. Hasani dha shkëndijën e parë për Tiranën, ndërsa Telushi në anën tjetër ju përgjigj menjëherë. Sapo ishin mbushur 20 minuta lojë Asani u tregua mjaft inteligjent me pasimin e tij nga djathta, ku ftoi Malën në qendër të zonës. Mesfushori erdhi nga pas shpine, duke devijuar mjaftueshëm sa për të shënuar golin e avantazhit. Në festë “demat”, të cilët vijojnë të dominojnë në derbi.

Tirana nisi të reagonte, por Partizani mbrojtje mjaft mirë dhe priste momentin për të goditur sërish. Në pjesën e dytë më shumë se ndeshja vëmendje morën tifozët, që kishin rezervuar surpriza pa fund. Tirana nuk arriti dot që të bënte diçka për të rrezikuar seriozisht portën e Alban Hoxhës.

Në këtë mënyrë Partizani shënon fitoren e 63 në takimet derbi. Bardheblutë në anën tjetër kujtojnë 7 shkurtin e vitit 2014, kur braziliani Xhilberto që i ka dhënë suksesin  fundit. “Demat” marrin kryesimin me 13 pikë, të paktën përkohësisht, ndërsa të besuarit e Ze Marias mbeten në kuotën e 5 pikëve.

Partizani e nis mbare me sponsorin e ri MCN.

Urime te metejshme nga Gjirokastra Online.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com