Mirë me “Shkëndijën” Po me “Besën” e Kavajës ç`opinon ka për Ekipin e “Luftëtarit” të Gjirokastrës?!

Vargjet qe ka hedhur ne faqen e tij ne FB dashamires e komentator i futbollit te qytetit te Gjirokastres, Thisea Shyti,

“ Gjirokastër heroine,

Të dielën ke me Shkëndinë

S’është çudi për t’u habitur

Se mos ndodhi ndonjë e papritur

Se Shkëndia ekipin tonë

E ka rrahur gjithëmonë

Por tani s’të fal ekipi

Që nga Lamaj gjer te Qypi”, te çojne ne kujtime te largeta sportive.

Fjala vjen. Mire me skuadren e studenteve “Shkendine” Luftetari kishte te sigurte e ne “ xhep” fitoren e barazimin, po me ekipin

“ Besa” te Kavajes?!

Per kete ekip, sa na kujtohet, ka nje opinion  te mbetur ne tifozerine e qytetit te Gjirokastres per ecurine e Luftetarit nga vitet`50 e deri afer vitit 1973 me ndeshjet e luajtura ne fushen e Vjeter te Sportit.

Perpara ndeshjes, atmosfera ne qytet niste me opinione nese do fitojme apo do humbasim e te tjera qe shuheshin vetem kur arbitri fillshkellente dhe topi levizte ne fushe.

Mijera futbolldashes te qytetit, te fshatrave, nga Tepelena e Saranda, me ankth e me deshiren e mire per te fituar “ nje here” por qe me Besen e Kavajes ishte e veshtire. Te gezoje dhe kur merrje barazim ne “fushen tende” .

Do thene qe ne keto vite ekipi Luftetarit perfaqesohej mire ne kategorine e dyte e ca vite ne kategorine e pare me lojtare te forte e shenues, dhe mbrojtes te mire, por “ frika” para ekipit te Beses ishte e pranishme.

Nuk kujtohet edhe ndonje marreveshje e fshehte ne situata te veshira, “biem apo nuk biem nga kategoria!”.

Trajneri i Beses per nje periudhe nga vitet  60-70 qe ekipi shkelqente ishte Bet Vila, lojtar i shkelqyer i Dinamos, me origjine

nga Kavaja.

Ai u be trajner i Beses dhe ndertoi nje skuader qe eci ne tradite dhe me mire, me sportiste emrat e te cileve jane te kujtuar edhe sot, si mbrojtësi i krahut te djathte i ndjeri   Shyqyri Qerolli, qe krahasohej me holandezin Surbier.

Te tjere lojtare te Beses, Haki Arkaxhiu, Nimet Merhori, Bujar Pagria( lojtari me i mire ne sulm i ekipit qe kujtohet edhe per golin e realizuar nga ai ne Durres kunder  Hibernians.

Kavajasit kane luajtur e kane marre dhe tituj me ekipet Brenda vendit, por jane dalluar edhe ne ndeshje nderkombetare, si ne kupen e kupave ne vitet `72-73 qe ekipi u kualifkua  në raundin e dytë, pasi eliminoi në turin e parë danezët e Fremad.

Kjo po ka dhe arritje te tjera historike per kete ekip qe e ka nderuar futbollin shqiptar si ne Kupen Ballkanike dhe shume ndeshje nderkombetare.

Keshtu mendojme se kane ecur marredheniet e Luftetarit me “Besen” e Kavajes pa dashur te “mohojme” se me pas nuk ka patur permiresime ashtu si dhe me skuadra te qyteteve te tjera qe shume mire mund t`i kujtojme dhe deri diku opinionet dhe faktet te sherbejne per te rritur “inatin” , xhelozine dhe krenarine tek futbollistet e sotem te “Shqiponjes” per te dale nga situata e krijuar.

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com