Miqësorja e Parë e Luftëtarit me Ekipin Kinez! Ndodhia Mes Shefqet Kokalarit dhe Niko Lulës

Ndeshja u zhvillua në Fushën e Vjetër të Gjirokastrës me pjesëmarrje të gjerë të tifozëve dhe qytetarëve, një pjesë të porositur për të mbushur shkallët.

 

Mjedisi ishte zbukuruar me parrulla miqësore dhe flamuj të dy vendeve. Në shkallët e drunjta të tribunës kishin zënë vend edhe Shefqet Kokalari dhe Niko Lula, të dy ish futbollistë të Shqiponjës, po tani në rolin e spektaktorit.

 

Ndeshja, miqësore, siç u quajt, nuk ishte aspak luftarake. Lojtarët e Luftëtarit nuk luanin me energji. E shikonin që kinezët kishin dobësi fizike  dhe taktike. Kësaj situate, Niko Lula, dikur mbrojtës, me 1 gol të vetëm në portën kundërshtare gjate gjithë karrierës futbollistike, i përgjigjej:

“Bjeri, bjeri… Ashtu, thyeja këmbën!”.

 

Shefqeti një moment e shkundi nga krahet.

“More, Niko, po ku i ke sitë mo?!… Nuk i shikon… nuk jane delvinjotë, po kinezë!”.

 

Nikua, një moment, ia ktheu pa menduar:

“Do me lëç rehat! Ata tallin… Pse ndeshje eshte kjo?!”.

 

Më pas duket se erdhi në vete. Hodhi sytë andej këndej dhe, kur e pa veten të braktisur nga thirrjet apo kundërshtitë e të tjerëve, uli kokën dhe nuk bëri më zë.

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com