Messi largohet nga kombëtarja e Argjentinës, zhgënjimi e ndjek nga pas

Lojtari me i mire ne bote Lionel Mesi pas zhgenjimit ne kete boteror vendos te largohet nga kombëtarja e Argjentinës

Argjentina do të duhet të bëjë pa Lionel Mesin në ndeshjet e ardhshme. Sipas “Tnt Sports” në Argjentinë, thuhet se “pleshti” do të largohet përkohësisht nga kombëtarja deri në një periudhë të pacaktuar.

Por sipas këtij kanali televiziv, thuhet gjithashtu se kanë qenë raportet e mira me kreun e federatës, Tapia arsyeja pse Mesi e ka menduar dy herë këtë vendim.

Megjithatë e rëndësishme për tifozët argjentinas është fakti se lojtari nuk do të largohet akoma përfundimisht nga kombëtarja.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com