Luftëtari fiton ndeshjen me Bylisin, në tavolinë!

Sot në orën 13:00, ishte planifikuar të luhej ndeshja e kthimit mes Luftëtarit dhe Bylisit. Klubi ballshiot për habinë e të gjithëve nuk është paraqitur në stadiumin e Gjirokastrës. Edhe pse gjyqtarët së bashku me delegatët e ndeshjes kanë pritur 45 minuta sipas rregullores, ata sërish nuk janë paraqitur.

Mësohet se shkak është bërë një problem që ka pasur autobuzi.  Për këtë shkak skuadra mallakastriote humbet ndeshjen në tavolinë dhe ia dhuron atë ekipit të luftëtarit.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com