Luftëtari 2 me 1 ndaj Flamurtarit - Abazaj Blindon Vendin e Tretë drejt Europës!

Vazhdon sezoni magjik i Kristal Abazajt, vazhdon sezoni historik i Luftëtarit.

Skuadra gjirokastrite ka mundur 2-1 falë dy golave të talentit të saj dhe falë ndalesës së Partizanit, ka krijuar një distancë sigurie në luftën për vendin e tretë që i garanton pjesëmarrjen në Ligën e Europës.

Në një pjesë të parë thuajse perfekte, Abazaj përfitoi nga gabimet e Nurkoviç për të gjetur rrjetën në ekstremet e pjesës.

Fillimisht sulmuesi përfitoi nga një largim i gabuar i portierit për të shtyrë sferën në rrjetë pa u mbushur minuta e parë. Më pas, në fundin e pjesës, pa daljen e gabuar të tij duke e mposhtur me një goditje dënimi perfekte.

Në pjesën e dytë, Flamurtari u zgjua dhe pasi shkurtoi diferencën me Nedjelkoviç, synoi të gjente rrjetën për golin e barazimit.

Por pavarësisht insistimit, nuk ia doli të shënonte përsëri në portën e Athanasopulos, duke sjellë festën në stadiumin e Gjirokastrës ku vendasit e shohin veten një hapë më pranë historisë, një hap më pranë Europës./vipsport

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com