Kohë të Shkuara por të Paharruara të Futbollit Gjirokastrit me Trajner Hito Hitaj!

Sportdashëit gjirokastritë që tani i gëzohen fitoreve te Luftetarit kujtojnë dhe lojtaret e trajneret që hodhen bazat per nje ekip te shendoshe ne vazhdimesi, sikunder atë me trajner Hito Hitaj, vlerësuar dhe si periudha me e arte e futbollit Gjiroksastrit.

 

Meritë për ketë ka trajneri Hito Hitaj që, sipas komentatorit veteran te sporteve Sokrat Papadhopulli, e mori ekipin nga Bahri Ishka qe e futi Luftetarin ne shina te reja dhe e drejtoi duke e bere nje force reale ne futbollin tone duke kercenuar ekipet tona me ne ze me ate kundersulmin karakteristik.

 

 

Në sezonin 1977-1978 ekipi me drejtues trajner Hito Hitaj u shpall nen kampion kombetar dhe që nga ajo kohe njohu veç arritje. Kjo për merite te lojtareve që ishin ne bllok te fuqishem e te talentuar ashtu dhe trajnerit që i drejtoi.

 

Sportdashesit gjirokastrit kujtojne kampionate e ndeshje te veçanta, e midis tyre ate për Kampionët e Vjeshtes (1979-1980) Partizani – Luftetari që u mbyll me rezultatin e thelle per Luftetarin 4 me 0. Një histori që u përsërit këtë sezon nga ekipi aktual i Luftëtarit me rezultatin e thellë 5 me 0.

 

 

 

Kohe të shkuara por te paharruara te futbollit gjirokastrit, shprehen ate ne profilin e ish futbollistit te Luftetarit Artur Angoni me vleresime për lojtaret, trajnerin Hito Hitaj, ashtu dhe per ekipin sot:

 

“Hitua ngelet per mua nje nga miqte e mi me te mire.Eh brezi i te papërsëritshmëve..”.

“Ndoshta do perseritet forma e mire e “LUFTËTARIT” te Brahos, Kallucit, Bonit, Shonit, Kserës, Xhumbes, Cikos, Gurmes, Shametit, Seitit, Çumakut etj… me trainer Hito Hitaj e Miço Çaro… ndeshjet dhe virtuozitetin e te cileve me aq pathos e pasqyronte komentatori i apasionuar dr.FREDERIK FICO (u prehte ne paqe)!
URIME LUFTETAR…!”

“Urime ekipi im i zemrës qe nuk te harrova edhe kur isha ne emigrim po ashtu edhe ne kat. 2. Lart e me larte futbolli gjirokastrit”.

 

 

Hito Hitaj e la ekipin në sezonin 1991 ne kategorine e pare për 13 sezone qe eshte rekord per Luftëtarin gjer sot.

 

Pas “ndarjes” me “Luftetarin”, Hito Hitaj iu u bashkua Ekipit tonë Kombetar si pjesë e stafit teknik në ekipin olimpik kombëtar, kombëtaren U – 21 dhe kombëtaren e madhe.

 

Prej mëse 19 vjetësh mbajti disa detyra të rëndësishmë në FSHF si drejtor teknik, shef i sektorit të garave dhe së fundi instruktor në shkollën e trajnerëve, zotëron liçensën maksimale në trajnim “Uefa pro”.

 

 

Hito Hitaj ka drejtur edhe Akademinë e futbollit “Teuta” me 12 ekipe nga grupmosha më e vogël 7 vjeç deri te grupmosha më e madhe 19 vjeç, pjesë e së cilës është dhe ekipi i të rriturve etj.

 

Eksperienca mjaft e madhe e Hito Hitajt si specialist futbolli dhe si drejtues i vlejti Akademisë “Teuta”.

 

Në vite trainer Hito Hitaj për kontributin e tij ne zhvillimin e sporteve e futbollit ne veçanti, është nderuar dhe vleresuar me çmime e tituj nderi nga FSHF ashtu dhe nga Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës.

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com