Heroi më i Fundit i Shqiptarëve - Xherdan Shaqiri me Flamujt e Kosoves dhe Zvicrës në Këpucët e Botërorit "Rusi 2018"

Ja cfare thote Xherdan Shaqiri per flamujt e Kosoves dhe Zvicres ne kepucet e tij ne kete boteror.

Në 2012-tën, kur luajtëm ndaj Shqipërisë, vendosa flamujt e Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës në këpucët e mia, dhe disa gazeta zvicerane po shkruanin gjëra negative për këtë. U kritikova për këtë, por është çmenduri se disa njerëz ndihen kështu sepse është thjesht identiteti im.

Gjëja e mrekullueshme për Zvicrën është se shteti ka qenë shumë mirëseardhës për njerëzit që vijnë nga lufta dhe varëfria dhe që kërkojnë jetë të mirë.Zvicra ka liqene, male dhe të gjitha këto. Por Zvicra po ashtu ka parkun ku luaja me turqit, afrikanët, shqitarët dhe serbët. Dhe vajzat me reperët gjermanë.

Zvicra është për të gjithë.Kur futem në fushë në Botërorin 2018, kam flamujt e Zvicrës dhe Kosovës në këpucët e mia. Jo për shkak të politikës apo diçkaje të tillë. Por për shkak se flamujt tregojnë storien e jetës time.Por, mos u bëni merak, në këmbën e majtë kam flamurin e Zvicrës.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com