Ftohen Shpresat e Luftëtarit për Kupën! Ndaj Laçit në Kthim do Duhej një Fitore si ajo ndaj Partizanit!

Laçi ka bërë një hap mëse të sigurt drejt gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, pasi ka mundur Luftëtarin me shifrat 3-0 në ndeshjen e parë çerekfinale.

Skuadra e Mezanit ka dominuar plotësisht pjesën e parë të ndeshjes dhe ka gjetur rrjetën me anë të Nikës dhe Rexhinaldos, duke treguar menjëherë se sa shumë e do këtë kualfikim në një turne nga i cili shpesh ka fituar biletën për në Ligën e Europës.

Luftëtari u përpoq të reagonte në pjesën e dytë, por në momentin më të mirë, kur dukej se po i afrohej golit, u ndëshkua nga Qaqi i cili vulosi fitoren 3-0 të ekipit të tij, që e bën më të vështirë përmbysjen në ndeshjen e kthimit nga gjirokastritët./vipsport

Forca Luftëtari!

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com