Florend Kalivopulli / Optimistë për Arritjet e Boksierëve tanë në Kampionatin Europian U22 në Rumani! Kajoshi, "një makineri vrastare boksi"!

Në Rumani, ku po zhvillohet Kampionati Europian i boksit boksieret shqiptarë po arrijnë vetëm fitore.

 

Ja disa nga keto të renditura sipas radhes se ndeshjeve: Rexhildo Zeneli pas nje rikthimi prej tre vjetesh vjen me fitore nga Gjermania.

 

Kristian Shytani i cili ka filluar boksin ne SHBA starton me fitore.

 

 

Marsel Sermi pas nje shkeputje gjashte vjeçare arrin fitoren e pare ne France.

 

Tre boksieret e Tiranes Alban Bermeta, Denis Nurja dhe Aleksandër Ramo qe prej disa muajsh kane filluar karrieren e tyre ne Itali arshivuan fitoret e para.

 

Dhe se fundmi ne Rumani ku mbahet KAMPIONATI EUROPIAN U22 dy boksieret e Kombetares Shqiptare Arjon Kaloshi dhe Krenar Zeneli arriten fitoret e dites se pare duke mundur dy nenkampione Europe. Edhe boksieri i ri ne peshen e rende Albert Kapaj, edhe pse nuk fitoi dot beri nje ndeshje shumë të mirë.

 

Gjate ndeshjeve ne vazhdim, boksieri Krenar Zeneli ne peshen 56kg, megjithese në ndeshje kishte fituar 5:0 u detyrua ta linte atë në mes për shkak te një demtimi, ndersa Arjon Kajoshi ne sesionin e ores 14:00 ne ringun A ishte i papermbajtshem karshi kundershtarit nga Suedia.

 

Për të, trajneret dhe rezultatet e deritanishme, Florend Kalivopulli, President i Federates Shqiptare te Boksit, shprehet:“ Na emocionoi, na trimeroi, na beri krenarë dhe na mbane ne gare me shpresa te medha per nje medalje qe se kemi shijuar asnjehere. Nje miku im po me thoshte me humor se Kajoshi eshte nje “makineri vrastare boksi”. Urime dhe suksese per traineret e ketyre boksiereve, Sead Bushati, Gezim Zeneli, dhe dy traineret e ekipit Kombetare Zef Gjoni dhe Jozef Sermi”.

 

Ndeshjet e radhës vazhdojnë…

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com