Sot Urojme per Ditelindjen Niko Dhimen, Teknikun e Famshem te Komunales ne qytetin e Gjirokastres

I pari qe ka uruar Nikon Dhimen per Ditelindjen ne faqen e tij eshte inxhinieri i njohur Bexhet Çobani qe, sa kemi vene re, i del gjumi shpejt e nga zemer e mire qe ka, si fjale te para per miqte tane te perbashket percjelle urimet per shendet, jete te gjate e te lumtur.

Urimit te inxhinier Bexhetit i bashkojme dhe tonin per njeriun e mire dhe teknikun e famshem te komunales Niko Dhimen, ta gezoje ditelindjen, te kete shendet e te rroje dhe 100 vite te lumtura!

Nikon nuk e kemi zene mik sot, ne FB, po nje jete me femijeri e rini ne lagjen Pazar i Vjeter, me ca vite shkeputje ne shkollen e ndertimit dhe pastaj i lidhur fort me punen ne ndermarrjen komiunale, i pandare nga ajo edhe nje dite te vetme, nga fillimi deri ne pension, rast unikal i nepunesit korrekt me punen dhe banoret qe flet per karakter te mire dhe personalitet te spikator.

Komunalja nderoi disa here emrin, po Niko tekniku, inxhiner ne praktike, nuk levizi nga vendi se njihte me sy e pellembe cdo “ vrime” dhe “grope” te ujrave te banesave te vjetra e te reja te Gjirokastres, u jepte drejtim puneve te ashtuquajtura te vogla por qe hapnin dhe plage te medha per banoret.

Nuk e dime nese eshte ne Gjirokaster, ne Tirane apo ne Angli ku vete shpesh , po kudo qe te ndodhet, perserisim me zemer urimin tone te perbashket per njeriun e mire dhe teknikun e famshem te komunales:

Niko Dhima, ta gezosh Ditelindjen, jete te gjate e te lumtur!