Sot Urojmë për Ditëlindjen Futbollistin e Njohur të Luftëtarit Bashkim Shametin!

 

Bashkim Shametin qe sot e urojme per Ditelindjen ne Gjirokaster e njohin te gjithe. Moshatare me te qe kur ishte nxenes ne shkollen Koto Hoxhi te tjere ne shkollen e mesme elektrike kohe qe luante futboll me ekipin e Luftetarit.

Ne jete eshte dalluar per profesionin qe ka ushtruar dhe si futbollist, mbrojtes i djathte i Luftetarit me sparkaten e tij te perhershme dhe te suksesshme.

Sigurisht qe ju kujtohet loja e tij?

Pasionin dhe dashurine per futbollin edhe atij ja ushqeu dhe e sterviti qe ne hapat e para mesuesi dhe trajneri Jani Boti.

Per fatin e tij te mire Bashkimi ushtrine e kreu ne Gjirokaster duke mos u shkeputur per asnje moment nga ekipi i zemres, “ Luftetari”.

Pas mbarimit te shkolles elektrike Bashkimi ushtroi profesionin e riparuesit lavatriçe-frigorifere ne ndermarrjen e riparim sherbimeve per nje periudhe te gjate kohe, dere me dere, pune qe dhe e vazhdon, se bashku me shokun e tij te ngushte Jani Liti, nje dyshe e pandare, e respektuar nga familjet gjirokastrite per etiken dhe cmimet jo te kripura per mirembajtjen e paisjeve te tyre shtepiake.

Fotbulli per Bashkimin ishte nje dashuri e madhe, e pandare nga marredheniet e tij te mira shoqerore me banoret e me cdo familjar qe e lidhte puna profesionale, pune e vleresuar, per cilesi dhe sherbim ne kohe,i papertuar per t`u gjendur klienteve ne hallin e tyre.

Sot ne kete dite te gezuar te Shen Valentinit, ne urojme edhe Bashkimin per 65 vjetorin e tij te Lindjes duke i uruar Jete te Gjate e te Lumtur!

 

 

 

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com