Rrobaqepësia Vasillo Sevo që Priste "Figurina" nga Katalogjet e Modës Italiane dhe Vajzat e Gjirokastrës e Quanin “ Grua me Duar të Argjënda”

Perpara se te behej e famshme dhe te mbyllte deren ca nga frika e shtetit dhe porosite e shumta qe nuk i perballonte dot, te jepte porosi brenda shtepise ” thoni qe Sillua nuk eshte ketu!”, ajo mesoi zanat nga Lilia e Ndreko Ilos qe e uli per here te pare ne makinen qepese ne moshe 17 vjecare.

Pastaj mesoi edhe nga te tjerat rrobaqepese, zanat i preferuar per vajzat dhe grate e lagjes Varrosh; Katina Kotro, Vjenua e Gole Cicos, Tatua e Koloit me burrin Taqon, Froso e Qurkut me burre Kristaqin, Athina e Rines, Elpi e Njockos, Polo Dono etj.

E nisi profesionin me te gjitha llojet e veshjeve per vajzat e grate e ne ndonje rast edhe kemisha per burrat.

Mesuesi i njohur Thoma Papapano tek Sillua porosiste kemishe te bardha per vere dhe gri ne dimer e asnje me lule.Nuk blente kurre kemisha te gatshme.

Porosi tek ajo benin dhe familjet çifute qe banonin ne Varrosh nga te cilat merrte dhe ndonje reviste mode. Qepte edhe paja deri ne Mashkullore, porosi nga Pucajt.

Me pare ka punuar vetem ne shtepi, po me ardhjen e sistemit te ekonomise se centralizuar dhe te komanduar, kunder punes dhe prones private, punoi ne shtet, ne kolektiv me shoqe bashke prodhime veshjesh ne seri pa e pyetur kush per modelet apo shijen e saj per moden.

Po dhe ne shtepi priste e qepte, kemisha e fustane, kostume e xhaketa, per vajzat dhe grate me shume, po fshehura e me frike ne zemer. Ishte mjeshtre ne kapjen e realizimin e nje modeli te ri edhe sipas modes se kohes dhe kerkesave personale te klienteve te shumta qe per te thoshnin “ Sillua eshte duaargjende”.
Per te kenaqur guston e klienteve te saj, ajo u tregonte dhe disa katalogje italiane qe i quante figurina, me lloj lloj modele.

Kliente te rregullta qe vetem tek ajo prisnin e qepnin kujton vajza nga te gjitha lagjet e qytetit.

Te parat dhe te privilegjuara ishin vajzat e lagjes, te Pazarit te Vjeter, ato te Bedjavait, Leta, Lola, Tasha, Harrua. Vajzat e Zyberit Lana me motren, Silvana Zeko, Donika Dhima, Gjenovefa Kumaneli. Nga Palortoja kliente te regullta kujton vajzat e Xhaxhos, nga Hazmurati Donika Dobin, nga Manalati Vali Radoja me motren Arten. Kishte dhe kliente nga fshati, Olimbi Dhimen dhe Vasilika.

Kete pune Sillua e Koço Sevos, siç e quanin ne lagje, e bente pa friken e lagjes qe e dinte qe qepte fshehura, nate e dite, por edhe pasoja ka patur nga regjimi dhe xhelozia, pse njerezit te qepnin tek ajo dhe jo ne shtet, ndaj dhe eshte ngarkuar me taksa dhe gjoba dhe ne vitin 1973 i sekuestruan plaçken e punes.

 

 

 

 

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com