Paro Ziflaj, “Mjeshtre e Madhe”,Gëzuar Ditëlindjen!Të Këndoftë Zemra Gjithë Jetën!

 

Kengetarja e shquar e Tepelenes festoi Ditelindjen, ne nje atmosfere shume miqesore dhe shoqerore, me plot urime te sinqerta per shendet e jete te gjate, me urimin e pertbashket:

Gezuar! Me jete te gjate e te lumtur! Te kendofte zemra dhe 100 vite!

Paro Zifflaj eshte kengetare e shquar e kenges popullore dhe polifonike, eshte mjeshtre ne interpretim, fjale e ze bashke i burojne nga zemra, eshte quajtur thelleze e kengeve lapidare, kengetare qe ngriti ne zenith embelsine e lavdine e kenges labe.

Paro Ziflaj eshte “ Mjeshtre e Madhe “ e kenges titull i merituar qe ja ka dhene qyteti i saj i dashur Tepelena dhe qe eshte duartrokitur nga artdashesit e gjithe vendit, ne diaspore e kudo ku ajo ka kenduar.

Karrieren e saj te sukseshme ajo e lidh me grupin e famshem te Bences, i mirenjohur dhe fitues ne sa e sa festivale kombetare, i duartrokitur brenda e jashte vendit.

Parua me zerin e saj dhe grupin qe e shoqeron eshte gezimi i dasmave , fejesave e mbremjeve te medha kolektive ne Shqiperi e vende te tjera ku ajo kendon me kengetare te tjere te famshem te kenges dhe polifonise shqiptare.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com