"Lule Arjan Shehu, o Pellumb i bardhe!" Arben Duka Pershendet me Fjale Zemre Arjan Shehun, Kengetarin e Shquar te Polifonise Gjirokastrite

Kengetari i shquar i kenges polifonike te Gjirokastres Arjan Shehu rastesisht pasi eshte njohur ne internet me nje poezi te poetit te mirenjohur Arben Duka kushtuar atij,i befasuar dhe i prekur emocionalisht, ne faqen e tij ne fb ka percjelle kete mesazh per poetin Arben Duka:

” Nuk di si te te falenderoj i madhi, i pakrahasueshmi Arben Duka. Zoti me ka bekuar me nje mik e vella si ty. Fjalet jane kaq te cmuara sa vazhdoj e vazhdoj ta lexoj perseri kete kreveper.Shendet,lumuri e plot begati ne familjen tuaj, Faleminderit nga zemra, s`kam fjale..Arben Duka”

Ja dhe Poezia e Poetit Arben Duka per kengetarin e shquar popullor Arjan Shehu:

Lule Arjan Shehu, o pellumb i bardhe!
Dy muaj të gjatë,
Përtej Oqeanit,
Dëgjoj natë për natë,
Këngët e Arjanit!
Dëgjojë natë për natë,
Këtu “Engjerinë”,
Kujtimet si zogj,
Më venë e më vinë!
Kur ika e lashë,
Djalë e deli djalë,
Po mbrëmë e pashë,
Me mjekër të bardhë!
Po prapë këndonte,
Madhështor si Zot,
Këndonte aq ëmbël,
Sa s’duroja dot!…
Këndonte aq ëmbël,
Sa s’duroja dot,
Ashtu pa kuptuar,
U mbyta në lot!…
Të kisha pa fund,
Plaçk e pasuri,
Shënjtorin e këngës,
Ja derdhja flori!
Në krah të Çerçizit,
Shenjtin do ta vija,
Është gjithë historia,
Në këngët e tija!
Por ai dhe sot
Është i gjithë flori,
E ka Gjirokastra
Krye pasuri!
Ai zë i ëmbël,
Magjia e vërtetë,
Nuk ka nevojë fare,
Për një klarinetë!
Urgjent sa të kthehem,
Do të vij aty,
Te Tyrbe e Sheh Jonuzit,
T’i ndez një qiri!…
Pastaj gjithë zakonet,
Do t’i bëj me rradhë,
Do t’i puth Arjanit,
Mjekërën e bardhë!
Kur ika, të lashë,
Djalë e deli djalë,
Po këtu më erdhe ,
Si pëllumb i bardhë!

Arben Duka

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com