Kujtesë/ Haxhi Selfo Mësuesi dhe Kompozitori i Dashur për Fëmijët

 

I paharruari Haxhi Selfo ka lene gjurme ne jeten muzikore e vecanerisht si krijues i kengeve per femijet ne Gjirokaster e me gjere.

Haxhi Selfo kishte lindur per muzike dhe pune, nuk e mblidhte shtepia. I kudo ndodhur. Ne shkolle ku jepte mesim dhe aktivitete jashte saj me rinine e vecanerisht me femijet.

Ishte shembull e modeli me i mire ne radhet e artisteve te muzikes ne Gjirokaster. I talentuar dhe korrekt ne detyrat qe merrte persiper.I dashur e i palodhur ne punen me femijet per pergatitjen e tyre edhe si muzikante te ardhshem.

Ishte aty ku kendohej dhe kercehej, me fizarmoniken te pa hequr nga krahet, me buzeqeshjen e pandare nga fytyrat e femijeve, ne shtepine e pionierit ku jepte mesim dhe drejtonte. pergatiste kengetaret e vegjel per te ardhmen edhe si interpretues ne kenge e valle.

Fitues i sa e sa cmimeve te para ne festivalet e kenges per femije e te rritur ne Gjrokaster por dhe ne Festivalin Kombetar te Femijeve ne Shkoder.

I forte ne krijimtari mes te forteve.

Mesuesi dhe kompozitori Haxhi Selfo punoi ne nje kohe kur arti dhe kultura ne Gjirokaster kishte zhvillim dhe konkurence midis me te mireve muzikante por qe dhe atij nuk i mungoi kurre sedra dhe ambicia profesionale per t`i arritur e ne disa raste edhe per te dale ne krye si me cmime ashtu dhe ne drejtimin e veprimtarive artistike muzikore.

Ish nxenes te tij sot burra nuk e harrojne mesuesin e dashur te ores se kendshme te muzikes, te skenes ne dhomen e madhe te salles te shtepise se pionierit, ne skenen e pallatit te kultures, ne ate te teatrit Zihni Sako, ne skenat ne natyre , ne podiumin e sheshit te Çerçizit ne drejtimin e korit te qytetit etj.

Kudo me pune, mjeshteri dhe krijimtari ka lene gjurme.Ishte artist, njeri dhe familjar shembullor.
Te gjithe ruajne kujtimet me te mira per mesuesin e dashur, koleget vleresojne dhe cmojne dhe sot profilin e tij si mesues dhe kompozitor, interpetues mjeshter ne fizarmonike etj.

“ Ishte mesuesi im dhe njeriu i pare qe me nxori kengetare ne skene ne klasen e pare” ka shkruar per te kengetarja e njohur Juli Çenko, ndersa Kreshi Karaulli Bela ka thene se Ai punonte me dashuri e pasion dhe se “… tundej Gjirokastra kur behej festivali i femijeve qe ne shume vite eshte drejtuar nga Haxhi Selfo”.
Me fjale zemre eshte shprehur edhe Pano Muka” Respekte per profesorin e palodhur Haxhi Selfo i cili mbante gjalle jeten artistike ne qytet…”

Haxhi Selfo mesoi boten, pergatiti shume talente, ashtu mesoi dhe djalin e tij sot mesues dhe muzikant i degjuar, Gentianin qe ecen ne gjurmet muzikore te babait te tij te paharruar, te respektuar dhe nderuar nga artdashesit dhe banoret e Gjirokastres e me gjere.

Haxhi Selfo eshte nderuar me titullin “Nderi i Qarkut ” te Gjirokastres pas vdekjes.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com