GEZUAR! Urim Nga Vendlindja per Ditelindjen e Dr. Adem Harxhit!

Sot urojme per Ditelindjen Dr. Adem Harxhin nga vendlindja, Gjirokastra.

Qyteti i tij i dashur  qe, edhe pse tani, me banim ne Amerike, vjen shpesh per tu takuar me te afermit, miqte e tij te shumte qe sot e urojne per 84 vjetorin e Lindjes.

Dr. Ademi studio ne fakultetin e Mjekesise te Universitetit te Tiranes dhe specialitetin e okulistit e kryejti suksesshem ne spitalin e Gjirokastres ku dhe sherbeu si Drejtor i ketij institucioni per vite me radhe.

Ne vitin 1964 Dr. Ademi u martua me Lejlane nga qyteti i Shkodres dhe dasma u be ne Turizem, dasma e pare ne qytet ne nje institucion turistik.

Puna e tij profesionale e shkencore ne fushen e okulistikes, realizimi i mijera operacioneve ne sy ne mbrojtje te shendetit te pacienteve, ka bere qe dhe sot te kujtohet me dashuri dhe mirenjohje nga banoret e  Gjirokastres dhe fshatrave rreth saj por dhe Tepelenes, Permetit, Sarandes e me gjere.

Kete sherbim Dr.Ademi e ka kryer me ndergjegje dhe profesionalizem te larte duke  zbatuar metoda shkencore bashkekohore.

Dr. Ademi me jete dhe veprimtari te pasur  profesionale dhe shkencore eshte shquar edhe ne fushen e botimeve, me disa libra me teme pervojen e eksperiencen e tij si okulist, kujtime  per vendlindjen e tij Gjirokastren, me studime dhe eksperienca te mjekesise boterore , per seksin etj.

Si publicist e analiste ka botuar me dhjetra artikuj ne shtypin shqiptar dhe ate te diasporas.

Nga keshilli bashkiak i Gjirokastres eshte nderuar me titullin “Qytetar Nderi”. Eshte nënkryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencës dhe Arteve me qendër në Nju Jork.

Pas viteve 90-te Dr. Adem Harxhi, pas një jete të suksesshme si okulist, nisur nga interesimi i njerezve per seksin,morri iniciativën për të dhënë kontributin e tij në këtë fushë mjaft të rëndësishme dhe realizoi nje mision qe asnje mjek nuk kish guxuar, për të zbuluar më shumë gjëra për seksin dhe për t’ua transmetuar ato njerëzve, jo vetem nepermjet librave qe botoi por dhe me nje emision qe per shume vite kishte audiencën më të madhe të publikut shqiptar.

“Linjë e kuqe” quhej emisioni gjithshka per seksin qe trasmetohej ne televizonin “News 24” dhe “Radio Rash”, emision “utilitar për të gjithë” dhe, sic dhe eshte shprehur ”Seksi është shkencë dhe më mirë se një doktor nuk do të mund ta bënte këtë punë”.

Shtojme se dr. Ademi gjate kohës si profesor i filologjisë, rreth viteve ’80  në Universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, nuk guxoi kurre t’u flasë studentëve të tij, për gjëra që lidhen me seksin. Ai u tha atyre gjithçka por asnjë fjalë për seksin.

Doktor Ademi tani jeton ne Filadelfia me familjen, bashkeshorten Lejla. Ka dy femije, një vajzë dhe një djalë të cilët jetojnë në New Jork.

I urojme Gezuar Ditelindjen , Jete te Gjate e te Lumtur!

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com