Edi Kojani, Piktori që e Ka "Xhan" Gjirokastrën e Uneskos!

Edi Kojani autori i kesaj tabloje plot drite e freski qe sjelle nje pamje te rruges me disa nga shtepite e vjetra karakteristike te lagjes Varrosh eshte rritur ne kete rruge dhe ne porten e pare ku vjen edhe sot sa here qe e merr malli per njerezit e afert, miqte e tij te shumte dhe natyren e Gjirokastres.

Shtepite balle perballe veshtrojne njera tjetren pa zili e mburrje se te gjitha kane jete e histori te lidhur me qytetin e me kontribute per te.E Bakallit, e Kufoit, e Panajotit, e Nases, tjetra me lart e Thanas Vajes po jo ne gjendjen e pare, e renuar e te tjera me larte qe mund t`i permendni vete emrat e tyre.

Piktori Edi Kojani qe me vite banon ne Vlore si shume piktore te vendit nuk i eshte ndare Gjirokastres. Ai Gjirokastren e ka shume “xhan” se e ka pritur si djalin e vete po dhe ai ja ka shperblyer me talent, me pune e krijime shume te bukura, sidomos me pejsazhe qe kane shetitur boten e sot zbukurojne sallone e odara evropiane, amerikane e australiane.

Kaq larg kane shkuar!

Edi ka hapur disa ekspozita ne Gjirokaster, Vlore e Tirane dhe me punet e tij e ka treguar se eshte piktor i natyres , i pejsaxhit dhe jo vetem.

I urojme te mos i ndahet qytetit te Unskos, urime e pune te tjera te bukura, me shendet e krijimtari te mbare!

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com