Dhurata Lazo,dikur,pianistja e vogël me dy gërsheta, simbol i shkollës së muzikës në Gjirokastër, tani pianiste e shquar

Ne femijeri, nxenese ne shkollen e muzikes ajo ishte vajza me dy gersheta te mbledhura me perparse te zeze e jake te bardhe, simbol i shkolles se muzikes ne Gjirokaster.

Cilesohej me e mira e shkolles qe dallohej ne te gjitha mesimet dhe ne sjellje, vajze e qete, e menduar , e lidhur fort me pianon, gati e pandare gjate gjithe kohes ne shkolle.

Keshtu e kujtojne shoket e klases, te tjere me te rritur nga ajo, por dhe mesuesit e muzikes te kesaj shkolle.

Anastas Lako thote se sa here hapja deren e klases te pianos e shikoja duke studiuar dhe ndiqja levizjen e gishtave te saj ne tastjere. Une ikja por ajo vazhdonte me kembngulje mbi piano e partiture deri sa shkolla mbyllej.

Ndersa Roland Çomo: Gjate shkolles e me pas ajo u shqua si pianiste ne shume koncertet ne Tirane dhe jashte vendit, ne skena te Evropes, me orkestren e RTSH. Ka dhene koncerte edhe ne skenen e gurte te ekspozitave ne kalane e Gjirokastres.

Kompozitori dhe studjuesi i njohur i muzikes, gjirokastriti Saimir Skenduli thote se Dhuratën e ka njohur qe të vogël kur filloi shkollën e muzikës në Gjirokastër në instrumentin e pianos.

E mban mend si vajzë të talentuar dhe me vullnet në studim, dy karakteristika që duhet t’i kesh patjetër nqs ke ambicjen për t’u bërë dikushi.

Më pas ajo vazhdoi Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe Akademinë e Arteve nën drejtimin e pedagoges së njohur të pianos, Anita Tartari.

Ishte studente me një jetë koncertale të pasur dhe shquhet ende si koncertiste shpesh herë e shoqëruar nga Orkestra e Radio Televizionit Shqiptar dhe orkestra të tjera.

Pas viteve 90-të largohet nga Shqipëria drejt Italisë ku edhe aty ushtron aktivitet koncertal, por edhe pedagogjik.

Aktualisht jeton në Kaiserslautern të Gjermanisë, gjithmonë duke ushtruar profesionin e saj së bashku me të shoqin, Zija Bejlerin, oboist dhe saksofonist i zoti dhe ai. Ata performojnë prej vitesh si një duo koncertante jo vetëm në Gjermani, por edhe jashtë saj, sigurisht pa harruar asnjëherë Shqipërinë.

Gjatë gjithë këtyre viteve, në repertorin e Dhuratës, veç veprave të kompozitorëve të shquar evropianë, nuk kanë munguar edhe ata shqiptarë si Zadeja, Harapi, Ibrahimi, etj.

Nga vendlindja, nga Gjirokastra e saj, qe ajo e do dhe nuk e harron, i percjellim nje urim te sinqerte e te ngrohte per shendet e suksese ne veprimtarite nderkombetare ku ajo merr pjese dhe promovon vlerat e shquara te muzikes shqiptare.