Tryeza e Pashkës në Gjirokastër - Mish i pjekur, Verë, Vezë të Kuqe, Karkanaqe dhe...

Tryeza e Pashkës së Madhe sipas zakonit shtrohet me ‘gjithë të mirat’, stoliset që të të ‘ngopet syri’.

 

Në krye te saj vendoset mishi i pjekur ne hell ose ne furre, shishet me vere te kuqe, vezët e karkanaqet e pastaj me radhe te tjera ushqime, gatime tradicionale, fruta etj.

 

 

Për drekën e Pashkës, në familjet ortodokse edhe ne kohet me te veshtira ekonomike ushqimet kryesore nuk kane munguar; mishi e vera, vezët e kuqe, karkanaqet, po dhe “garnitura” të tjera.

 

Tani që mirëqënia është ngritur, tavolina eshte dhe me e bollshme.

 

Veç mishit, shtrohet dhe antipastë, supë magjiricë me të brendshmet e qengjit që lidhet me përzierje veze me limon që të hap oreksin.

 

Shtrohen ne tryezë gjithshtu djath i njome, ullinj, hudhra e qepë të njoma, salce kosi etj.

 

Për mishin që është “balli” i tryezës, kujtojmë se më pare dhe mund te marinohet me hudhër, rozmarinë dhe trumëz dhe pastaj të piqet në zjarr të avashëm.

 

Nëse vendoset ne tepsi shtohen disa patate që sperkaten me pak lëng limoni. Jo vetëm mishi por dhe patatet bëhen shumë të shijshme.

 

Ja kjo është Tryeza e Pashkës që, veç ketyre ushqimeve dhe gatimeve te tradites, mund dhe mbetet ne deshiren e njerezve per ta pasuruar edhe me ç`u do zemra!

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com