Thanas Haxhiu - Përfaqësuesi më i Kompletuar në Fushën e Artit Kulinar në Gjirokastër!

Thanas Haxhiu është djali i Kiços, kuzhinier me emër të madh për kontributin që ka dhënë në formulimin dhe përgatitjen e recetave shqiptare të traditës.

 

Ashtu si babai i tij, që punoi ne disa restorante ne Athinë, pastaj në Tiranë e kuzhinier i Musa Jukes dhe pas çlirimit njohu restorantet më të pëlqyera te Tiranes dhe Gjirokastres, edhe Thanasi për afro 50 vjet shkroi nje histori pune te veçante ne fushen e gatimit.

 

 

Ai që ne fillim nisi kuzhinier ne Turizmin e Gjirokastres dhe që andej Shef u largua i fundit pa e lënë profesionin. Edhe pas 90-ës per disa vite nuk u nda nga profesioni, punoi ne restorantet me luksoze të kohës si tek Freskia e Viroit.

 

Gatimet e Thanasit janë pëlqyer nga vendasit dhe vizitoret e huaj. Ai ka shtruar me qindra tryeza per delegacione e personalitete te artit, te politikes etj.

 

Emri i tij si kuzhinier klasi eshte në një radhë me kuzhinierët më të mirë të vendit, personalitete te kultures shqiptare të gatimit.

 

Atij edhe sot nuk i “rrinë duart”.

 

E kerkojne profesionistet e rinj te kuzhines, ne pergatitjen e menyve per dasmat. Si profesionist i urte keshillon per gatime me shije e stolisje. I mëson që, ne kushtet e konkurences ne treg, klienteve t`u përgjigjen me shumellojshmeri gatimesh te tradites dhe bashkekohore me cilesi te larte, me standarte qe t`i bejne te mos heqin dore nga ushqimi i mire e bio, nga pjatat e gatuara me shije e te dekoruara me estetike.

 

Pas pak disa nga gatimet e tij…

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com