Sutjaçi me kanellë, ëmbëlsira më e dashur për fëmijët e vegjël "të rritur"

Sutjaçi është një ëmbëlsirë shumë e kollajtë për t’u gatuar, e vlerësuar nga të gjithë si ëmbelsirë e shendetshme për fëmijët dhe shumë e lehtë për t’u gatuar.

 

Edhe pse tani përdoret më pak, në shtëpitë gjirokastrite ajo gatuhet edhe për të rriturit – dikur fëmijë 🙂

 

 

Përgatitja për 4 persona:

  • 1 litër qumësht
  • sheqeri me sy (sipas dëshirës)
  • një grusht i mirë orizi
  • ujë me sy

 

Së pari ziejmë orizin në ujë, presim deri sa orizi ta pijë ujin dhe më tej hedhim në tenxhere qumështin sipër. Më pas shtojmë dhe sheqerin duke e përzier pak në fillim pastaj e lëmë të zihet vetë në zjarr të ulët.

 

Disa i hedhin edhe pak kripe.

 

Në disa receta  shtohet dhe miell apo niseshte por ne nuk do tua këshillonim në mënyrë që të përfitoni një sultjaç të lehtë dhe tepër të shijshëm. E lëmë në zjarr të ulët derisa të trashet. Më tej e lëmë të ftohet pak dhe e shpërndajmë nëpër tasa.

 

Sipër mund të hedhim kanellë, arra, karafil, etj, për ti shtuar erën dhe shijen.

 

Ju beftë mirë!

 

 

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com