Supë me Thjerza - Gatimi aq i Dashur nga Nënat Gjirokastrite sidomos në Dimër!

Supa me thjerrëza është një nga gatimet që nënat tona na i kanë përgatitur të paktën një herë në javë në dimër. Është një supë që të jep energji, e shëndetshme, e pasur me vitamina dhe hekur dhe mbi të gjitha shumë e mirë në shije.

 

Thjerrzat i hedhim ne nje tenxhere dhe pasi te marrin nje vale te mire e derdhim ujin e pare e i shpelajme mire.

 

 

I mbushim perseri me uje dhe i vendosim ne sobe per t’u zier. Ndërkohë fillojmë të presim karrotat, qepen, specin dhe hudhren në kubikë dhe ja shtojme thjerrezave. I shtojme dhe kripen ose galina, vaj, piper dhe te gjitha duhen te zihen bashke.

 

Para se thjerzat te jene gati shtojme dhe majdanozin e fresket e lejme dhe 10 min dhe gjella eshte gati.

 

Ne fund i shtojme uthull sipas deshires ose i shtojme uthull ne pjaten tone ne menyre qe pjesa tjeter qe nuk e deshiron me uthull.

 

Përbërësit:
-nje filxhan caji me thjerrza
-1 qepe e vogel
-nje thelpi hudher
-nje spec i kuq
-piper
-krip / galina / vegeta
-vaj ulliri 4-5 lug
-3 karrota
-majdanoz dhe uthull

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com