Si i bëni, byrek me kungull të kuq dhe qahi të Gjirokastrës?

Sot e diel, dite pushimi qe ka emrin se per ne grate nuk eshte e tille, laj e shplaj, pastaj gatuaj e hekuros, keshtu iken kjo dite.

Ndryshe nga ditet e tjera, per dreke vendosa te beja nje birek me kungulll te kuq dhe nje tepsi te vogel me qahi, me mende sic i bente gjyshja ime dhe, ne praktike, te shohim.

Ja keshtu, me deshire e mall, per te nderuar dhe golen, fillova nga bireku.Petet i mora te gatshme ne dyqanin e lagjes se, te them te verteten me petes  topat me brume nuk i shtroj dot dhe as i bej dot karte cingari sic i bejne ca nikoqire ketu ne Manalat qe emrat do t`i them nje here tjeter.

Birekun me kungull e bera dhe ne sy nuk duket keq ndersa per shije flasim me vone po do t`u lutesha qe te me thoni dhe si e kam bere?

Sa nisa per qahite, me pete te gatshme, sic ju thashe, gjisma e tyre u bene cope cope, u thermuan dhe nuk i  mblidhja dot per t`i bere trekendeshe apo katerkendeshe sic i kisha ne mendje dhe i bente gjysha ime. U merzita kaq shume sa me dridheshin duart dhe akoma fajesoj veten por ende nuk jam e bindur se mund ta kene edhe petet se keshtu kam degjuar, nikoqiret gjirokastrite qahite i bejne vetem me pete qe i hollojne vete. Nuk e di do mesoj dhe do provoj perseri!