Sekreti i Përdorimit të Erëzave në Familjet Gjirokastrite! Ja sesi nikoqiret i ndajnë erëzat në dy grupe!

Gjirokastra ka flore te pasur. Ajo eshte vleresuar edhe nga udhetarë te huaj per shmellojshmerine e erezave ne gatimet e ndryshme.

 

Çdo shtepi, edhe ne nje “pellembe”, edhe ne vazo, vec luleve, mbjelle dicka, pak majdanoz, pak dhjozmo, borzilok, manxurane, barbaroz etj. Keto e bime te tjera qe mbrojne shendetin nga semundje te ndryshme perdoren gjeresisht ne ekonomine shtepiake, rostiçerite dhe restorantet. Ne shumellojshmerine e tyre disa jane me kryesore e me te perdorshme, per mjekim dhe ekonomine familjare.

 

Perdorimi i tyre eshte dhe ne familjet e sotme. E trasheguar eshte mbajtja e rigonit te grire, cajit, gjetheve te dafines, borzilokut, hudhrave, qepeve ne kokrra e gersheta, te lidhura ne vargje , majdanozit, koprës , dhjozmos , manxuranës, etj.

 

Perdorimi i tyre ne kuzhinen gjirokastrite ka bere qe te pelqehen e te vleresohen ne gatime, te domosdoshme ne pasurimin e gjelleve ne vlera ushqyese, shije, pamje e freski.

 

Ato nikoqiret gjirokastrite i ndajne ne dy grupe, te fresketa e te koncentruara.

 

Me te perdoreshme ne grupin e pare mbajne kopren, dafinen, majdanozin, selinon dhe ne grupin e dyte, rigonin, dhjozmon, karafilin, piperin, kanellen, trendelinen, etj. Me perdorimin e tyre shtojne cilesine dhe aromen e cdo gatimi. Vijon…

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com