REVANI (pandispanje) - Ëmbëlsira e Traditës nga Pastiçierja Profesioniste Marianthi Naçi Karaulli!

REVANI ( pandispanje )

 

Punojme sheqerin me gjalpin me 6-8 minuta, duke e punuar hedhim vezet dhe lekuren e limonit ose portokallit.

 

Shtojme miellin dhe soden e bukes. Brumin e hedhim ne tepsi dhe e hapim ne menyre qe mos te kete trashesi me te larte se 4-5 cm.

 

 

E pjekim per 40-50 minuta ne furre mesatare. E heqim nga tepsia duke e kthyer permbys, e leme te ftohet dhe e veme perseri ne tepsi.

Ne nje tenxhere pergatitim shurupin duke hedhur sheqerin derisa te vloje.

 

 

 

Pasi e kemi prere ne forma rombi revanine i hedhim shurupin dhe e leme ta pije.

 

Per te pergatitur revani per 6-8 persona duhen :
-sheqer 100 gram
-miell 200 gram
-veze 5 kokrra
-gjalpe 200 gram
-sheqer per shurupin 550 gram
-uje 0.7 lt
-sode buke 1 luge kafe
-limon ose portokalle 1 kokerr.

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com