QUMËSHTOR ME SHURUP - Nga Mjeshtri i "Turizmit" të Gjirokastrës Vasil Xhumbi!

QUMËSHTOR ME SHURUP

Hedhim qumeshtin, sheqerin , vezet , miellin dhe i perziejme sa te mari vale dhe te trashet.

 

E heqim nga zjarri, i hedhim vaniljen  e perziejme, dhe e zbrazim ne nje ene te hapur, qe te ftohet. Zeme brumin si per byrek, hapim petet te holla, i leme te thahen  pak dhe gjysmen e tyre i shtrojme ne tepsine e lyer me gjalpe.

 

Petet midis tyre lyhen gjithashtu me gjalpe. Kremi lyhet me nje furce me te verdhen e vezës që të marri ngjyre te bukur dhe brenda ne krem hidhe pak portokalle i kruar në triftë. Anet e peteve mbeshtillen nga brenda.

 

 

Qumeshtori piqet ne fure  per gjysem ore. Pas pjekjes ftohet, pritet ne cope, dhe pastaj i hidhet shurupi.

 

Përbërësit:

Per petet: miell 250 gr, gjalpe 75 gr, sheqer per shurup 150 gr, vanilje 0.25gr.

Per kremin: qumesht 500 gr, miell 60 gr ,sheqer 200 gr, veze 2 kokrra,vanilje 0.25 gr, pak portokall te bluar.

Per shurupin: uje 200 gr, sheqer 400 gr , vanilje o,25 gr , cipe limoni

 

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com