Pse në Gjirokastër thuhet akoma: "S'bëhen më qofte si te Cile Mukes!"

Në Gjirokastër, Basho Cilia dhe djali i tij, Jorgua, sa rrojten, dhe në moshë të madhe, nuk e hoqën profesionin nga dora, mbetën qoftexhinjë të famshem, duke lene pas zanat dhe emer, edhe pse tekonologjia e tradita kane bere perpara.

Shija e mire e ketyre qofteve ka shkuar deri ne Amerike, ku burra te vjeter gjirokastrit i kujtojne me nostalgji dhe thone “S’behen me qofte si te Cile Mukes!”

Basho Cilia ka nje histori pune ne kete zanat…

Me ere dhe shije te mire i bente me mish vici e me fare pak mish derri. Qepe, hudhra, tule mishi dhe pak buke te njomur, i grinte ne makine mishi. Masen e perpunuar me pak piper te zi e kripe, e vendoste perseri ne makinen e mishit dhe nga nje honi ndahej pjese pjese, ne forme gjatesore l2 cm. Qoftet i piqte ne zgare me prush qymyrdruri. Poshte zgares, ne nje rezervuar ku mblidhej dhjami i shkrire i kecit, lagte qoftet perpara se t’i sherbente. Mbi to hidhte pak rigon, fleta majdanozi dhe feta qepe te prera holle, shoqeruar me ullinje Himare, pak salce kosi, vere ose Raki Rrushi “Permeti”.

Jo vetem shoferet e linjave, qe ishin klientet e cdo darke, por dhe te tjere, kur benin porosine, i thoshnin” Basho Cile, me jep 2 spinota dhe 1 manikote “qe nenkuptonte 2 qofte dhe nje racion buke”, shije, humor dhe ngrohtesi njerezore. Basho Cilia fillimisht ka shërbyer tek Bella Venecia, tek Kubeja dhe rosticerine perballe Klubit te Gjuetareve ku kaloi vitet e fundit te punes se, pas vitit l964, e mundi regjimi dhe mosha.

 

/Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i çdo materiali ne faqen tone pa marre me pare leje nga ne dhe materialet qe marrin leje duhet te vendosin citimin: GjirokastraOnline.com

 

Shpërndani artikullin në rrjetin tuaj social duke klikuar te ikona e saj!
/Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i çdo materiali pa leje dhe pa citimin: GjirokastraOnline.com