PRODUKTET E “TRAHANA LUNXHERIA” TASHME PELQEHEN EDHE NE GJERMANI

“Joena“ eshte nje nga supermarketet me te preferuara ne zonen e 21 Dhjetorit ne Tirane, ku bleres te moshave te ndryshme cdo dite bejne pazar. Dy te moshuara, perballe raftit me artikuj ushqimore, midis artikujve te shumte kerkojne ”Trahana Lunxheria”, por ne raft, midis qeseve me etiketa te ndryshme, gjejne vetem 3 pako.

Moj vajze, po me duhen dhe disa pako te tjera “Trahana Lunxheria” dhe Rosnica, se i kam porosi nga vajza me banim ne Gjermani. Ato i pelqejne dhe fqinjet e saj qe jane gjermane.

Punonjesja e sherbimit, bashke me pergjigjen “pa merak“ nxiton te plotesoje kerkesen e blereses dhe me pas te mbushe raftin me pako te tjera me etiketat e njohura ”Trahana Lunxheria” dhe “Rosnica” Gabriel, produkte te pelqyera nga konsumatoret, te rritur e femije, per vleren dhe origjinalitetin e nje ushqimi organik dhe te shendetshem. Rosnicat po perdoren gjeresisht nga familjaret dhe restorantet tradicionale.

 

 

Ashtu si ketu, edhe ne supermarkete e dyqane te tjera, produktet e firmes se njohur “Trahana Lunxheria” qe tregtohen e blihen ne cdo stine te vitit, kane rritur shitjet edhe gjate kesaj vere te nxehte. Bleres te shumte te saj jane tani edhe emigrantet shqiptare qe vijne me pushime dhe marrin me vete trahana Pernina dhe rosnica Gabriel keto produkte tipike te tradites lunxhote pergatitur ne menyre artizanale.

Merite per kete, ka biznesmeni i njohur i punishtes “Trahana Lunxheria” Kico Noti,qe ashtu si gjate gjithe vitit, edhe ne keto dite vere, edhe pse ne moshe 72 vjecare, eshte ne krye te puneve si per prodhimin, shperndarjen dhe ekspozimin e produkteve.

 

Per njohjen dhe perdorimin ne mase te produkteve, vec te tjerave, ai kujdeset dhe vlereson cdo inisiative te mire te Bashkise dhe pergjigjet i pari si pjesemarres ne panairet lokale e kombetare qe organizohen ne Tirane, por dhe ato ne rrethe.

 

 

Stenda e firmes me logon “Trahana Lunxheria” eshte gjithmone me plot vizitore sikunder ndodhi ne panairin e produkteve ushqimore organizuar nga bashkia e Tiranes ne sheshin “Skenderbej” prane se ciles kaluan dhe blene produktet e firmes me qindra bleres, jo vetem te Tiranes e rretheve, por edhe te huaj.

 

Gjate diteve te panairit, biznesmeni Kico Noti, organizoi punen per shperndarjen e fletepalosjeve, takimet me bizneset per lidhjen e kontratave te reja, takime me bleresit per vlerat e produkteve te firmes dhe menyren e gatimit te tyre, shperndau falas canta beze me etiketen Trahana Lunxheria si dhe pako me trahana, rosnica e produkte te tjera per shume vizitore te stendes “Lunxheria” si shqiptare dhe te huaj.

 

Ne vazhdimesi, per njohjen e produkteve te reja,ne faqen e tij ne FB dhe Instagram, te cilat kane shikueshmeri te larte dhe qindra pelqime,shpesh publikon shkrime nga veprimtaria e biznesit qe perfaqeson,shpjegon vlerat dhe menyren e gatimit te produkteve ne ndihme te amviseve te reja,jep te dhena per produktet e reja qe ka ne plan per te hedhur ne treg mbeshtetur ne traditen e nenave dhe gjysheve lunxhote si dhe informacion per lendet e para te perzgjedhura mundesisht bio nga fermeret shqiptare.

 

 

Stendat me logon “Trahana Lunxheria” i ka ngritur jo vetem ne panaire lokale e kombetare, por edhe ne Prishtine ne panairin e organizuar atje me titullin kuptimplote “Blej shqip”.

 

 

Keshtu, produktet e firmes “Trahana Lunxheria“ me aktivitet rreth 20 vjecar, te preferuara ne te gjitha stinet e vitit, jane te pelqyera per cdo familje shqiptare brenda vendit, po ashtu edhe nga familje te emigruara me banim ne Greqi, Itali, Gjermani, Kanada etj.

 

 

Pergatiti Andon Lula, Gjirokastra Online 2019

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com