Për Rigonin mos Harroni të Pyesni: “Ku e ke Mbledhur?”

Rigoni eshte nga erezat me te perdorura ne kuzhinen shqiptare, dhe ate te Gjirokastres dhe fshatrave rreth saj.

Thone se vite shume te largeta rigoni quhej bime e paqes dhe e lumturisë dhe përdorej për të zbukuruar nusen dhe dhëndërin me kurora të përgatitura, si simbol i pjellorisë.

Ne gatime vleresohet per vlerat ushqyese, shijen, pamjen dhe freskine. Po ka rigon dhe rigon, thone me te vjetrit. Ata kur shkojne ne tregun e lagjes 18 shtatori nuk nxitojne per te blere. U eshte bere zakon, perpara se ta blejne, pyesin:” Ku e ke mbledhur ?”.

Nese marrin pergjigje ne Mal te Gjere, apo ne Kodrat e Revanisë dhe ne faqet e Malit te Buretos, nuk e lene që te bjeri ne shesh, e rrembejne, i thone dhe tjetrit ne krah:
“ Merre se e di une. Eshte rigon shume i mire!”.

Rigoni që rritet ne menyre spontane e natyrore , vende te thata e lartesi mbi 2000 m, eshte i nje cilesie shume te mire, njohur dhe përdorur gjerësisht jo vetem ne Gjirokaster por dhe ne vende te tjera.

Nje dore rigon i malit te Gjere apo Buretos, ashtu si duart me caj, nga mergimtaret behen dhe dhurata, perdoret në kuzhinë në përgatitjen e shumë gatimeve me mish, peshk, sallata dhe pica por dhe në formën e vajit kundër kollës, tretjen e ushqimit, reumatizmave dhe migrenës.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com