Panair me Ushqime Bio nga Fermerët e Vegjël në Kalanë e Qytetit të Gjirokastrës (Video)

Ne Gjirokaster po zhvillohet panairi me ushqimet bio te fermerëve të vegjël të cilët janë mbledhur në kalanë e qytetit.

Produktet e fermave të vogla në Gjirokastër janë mbështetur nga FAO dhe Slow Food.

Gatimet me përbërës organik për një ushqim dhe turizëm të ngadaltë janë ato të cilat po ekspozohen ne panair.

Nisma është përqafuar gjatë verës nga shumë restorante dhe bujtina dhe synon të bëhet e veçanta e ofertës turistike në gjithë qarkun e Gjirokastrës.

Ky është një panair kulinarie me prodhimtarë produktesh nga Qarku i Gjirokastrës i cili perfshin zahire, prodhime djathi, kantina të verës, të rakisë, dhe kryesisht gatimet me përbërës organik për një ushqim dhe turizëm të ngadaltë.

E ftuar speciale ështe Dhurata Thanasi – sipërmarrëse e “Luga e Argjendtë”, si dhe aktiviste e ushqimit.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com