Sarma me kokelaker, keni harruar, apo nuk dini t`i beni?

Per sarmat me fletet e rrushit amviset gjirokastrite dhe ato te krahinave rrotull jane mjeshtre.

Kam pershtypjen na shkruan nje amvise qe nikoqiret gjirokastrite sarmat me kokelaker nuk ibejne si duhet. Kam provuar dhe nuk kam thene sa te mira, sa te shijshme!

Kjo ndodh ndoshta se u eshte mesuar syri dhe dora me sarmat me flete rrushi qe s`kane te share dhe jane te parat ,
U lumte dora por to po me sarmat me kokelaker me te degjuar po ka opinion tjeter.

Ja shikoni sarmat ne kete foto qe pergatita per dreke, u bene shume te shijshme!

Receta eshte kjo po te doni mund ta perdorni, shkembejme dhe experience, mundesi qe na e ka dhene gjirokastraonline.

Pereberesit:

Mora nje koke laker, 2 qepe, 2 thelpinje hudher, mbi gjysem kg oriz, 1 luge miell dhe nje dore majdanoz, vaj, kripe e piper.Behen dhe me mish po nuk kisha.

Gatimi:

Fletet i ndava dhe u preva ” damaret” dhe i vendosa te ziejne ne uje te valuar.

Griva qeper e kaurdisa deri ne skuqje.

Shtova orizin dhe majdanozin e grirë.

Hapa gjethet dhe fillova nga mbushja me oriz dhe i mbështolla.

Në tenxhere hodha uje për t`i mbuluar sarmat dhe mbi to 2 gjethe te medhe laker dhe një pjatë. Tenxheren e vura ne zjarr per 2 orë.

Si thoni,i pergatita si duhet apo keni mendim tjeter?