KOMPEKAJ - Ëmbëlsira e Traditës nga Pastiçierja Profesioniste Marianthi Naçi Karaulli!

Per te pergatirur kompekaj per 15 persona, nje tepsi mesatare, duhen:

 

Sitim 1 kg miell dhe e hapim ne mes. Atje hedhim margarinen dhe sheqerin puder.

 

I perziejme qe mos te ngelen kokrra. Shtojme 6 kokrra veze te plota, vaniljen dhe lekuren e portokalles . I brumosim te gjitha bashke por duke mos i punuar.

 

 

Lyejme tepsin me gjalpe dhe shtrojme ne menyre pete brumin e pergatitur. Bajamet e grira i perziejme me pjesen tjeter te miellit. Te verdhat e vezeve i rrahim me 500 gram sheqer sa te trashen mire si per pandispanje. Rrahim vecas te verdhat e vezeve sa te behen marenge.

 

Kur te formohet marenga hedhim 100 gram sheqer per te mos rene. Perziejme marengen me miellin e bajamet dhe me te verdhat e vezeve. Shtojme dhe gjalpin e tretur. Gjithe perzierjen e hedhim ne tepsi ku kemi shtruar brumin . Siper veme 3 pete byreku dhe e pjekim ne furre mesatare per nje ore.

 

Kur e nxjerrim nga fura do presim te ftohet dhe i hedhim shurupin. Shurupin e kullojme dhe e hedhim te nxehte.

 

 

Sherbehet e ftohte!

 

Per embelsiren dhe petet :
-miell 1kg
-sheqer puder 150-200 gram
-margarine 100-200 gram
-veze 7 kokrra
-portokalle 1 kokerr
-vanilje 1 gram
-bajame te grira 200 gram
-sheqer 500 gram
-gjalp i tretur 150-200 gram

Per shurupin
-sheqer 750 gram
-uje 0.5 lt
-vanilje 1 gram

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com