HOSHAF ME FIQ TE THATE - Receta 'Sekrete' e Ëmbëlsirës së Famshme Gjirokastrite nga Mjeshtri i Kuzhinës Thanas Haxhiu!

Sot ju zbulojmë recetën ‘sekrete’ të Hoshafit! Ëmbëlsirën tradicionale gjirokastrite që na e sjell për Gjirokastra Online mjeshtri i kuzhinës gjirokastrite Thanas Haxhiu!

(Receta gjendet edhe në librin ‘Kuzhina Gjirokastrite – 101 Receta Gatimi’, të autorit Andon Lula)

 

Kjo ëmbëlsirë tradicionale gjirokastrite bëhet me qumësht deleje, tek e cila pasi e ziejmë hedhim sheqer dhe fiq të thatë të prere ne kubike te vogla qe shtypen me dore.

 

Masa perzihet dhe pastaj ndahet ne tasa te vegjel qe i futim në furre sa te piksen.

 

 

Hiqen tasat dhe ne faqet e çdo tasi me lenden e pergatitur hidhet pak kanelle dhe karafil i bluar per zbukurim.

 

I vendosim ne frigorifer dhe sherbehen te ftohta.

 

 

Normativa per l racion
Qumesht deleje l50 gr,
fiq te thate 30 gr,
sheqer 50 gr,
pak kanelle e karafil.

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com