Hapen nesër Petët e Byrekut në “Qafë të Pazarit”! Qifqi, Sarma, Gliko nga Specialistja e Kulinarisë Shqiptare Dhurata Thanasi me Gratë Nikoqire Gjirokastrite

Nesër pa gdhirë mirë në Qafë të Pazarit nisin veprimtaritë për promovimin e trashëgimisë kulturore të qytetit.

Panairi i Kulinarisë është një nga veprimtaritë dhe, nëse do te befasohesh e të mësosh një gjë të re, ndiq duart e arta të specialistes së kulinarisë shqiptare Dhurata Thanasi e cila nesër, bashkë me gratë nikoqire gjirokastrite, ndryshe nga herët e tjera, do gatuajë në “sy të botës”.

Ne program ka gatime të vjetra qe disa do te kombinohen edhe me te reja ku shembullin e parë të përvojës në këtë fushë do ta japë Dhurata Thanasi Daneri e njohur si specialiste e gatimit brenda e jashte vendit, edhe në Ballkan, Evropë, Amerikë, Afrikë etj.

Po kush është Dhurata Thanasi Daneri do gatuajë në Pazar dhe cila është buja e saj në Shqipëri dhe në botë?

Dhurata Thanasi Daneri, punon për UNDP, është diplomuar për Gjuhë Letërsi dhe ka studiuar Mjedis, por është një aktiviste e përkushtuar e ushqimit dhe jetës së shëndetshme. Për mijëra frekuentues të internetit ajo është e njohur për blogun e saj me receta “Lugë e Argjendtë” .

E lidhur me fshatin shqiptar dhe traditat ne gatim, e pasionuar pas recetave me shtrirje gjeografike të gjerë, në gjithë vendin, po fillimisht me kontaktet që pati me ushqimin në Kampin e Llogarasë, me gatimet këtu, i lindi dhe dëshira e gatimit në shtëpi. Pas 90–tës e në vazhdim ajo njohu dhe realizoi receta te vjetra te krahinave te ndryshme te vendit, edhe te Gjirokastrës dhe krahinave rrotull saj.

Lidhur me traditën shqiptare në Kulinari ajo është shprehur :

“Tradita është një nga shtyllat kryesore të “Lugës së Argjendtë” (blogu i saj në internet). Ndonjëherë më duket sikur gjykohet, por tradita ka qenë shumë e mirë, ajo është krijuar sipas nevojave natyrore të banorëve dhe gjithmonë me ushqime të territorit. Sot ka ndryshuar stili i jetës, njerëzit harxhojnë më pak kalori, por kjo nuk e bën traditën të keqe. Ne mund ta përshtasim traditën, të hamë në sasi më të vogël. Klas është edhe të hash me traditë. Për këtë arsye familjet mbretërore dhe fisnike, ruajnë klasin e traditës në darka të rëndësishme.”

Me projektet e zhvillimit të UNDP-së ka shkuar në shumë vende të Ballkanit, Bosnjë, Serbi, Kosovë, Maqedoni dhe shprehet se ka gjetur “më shumë gjëra të përbashkëta sesa gjëra që na ndajnë.”

Ajo në gatim nuk bën plane dhe shfrytëzon frutat dhe perimet e kater stineve te vitit dhe se gatimit nuk i kushton gjithe kohen se punon çdo ditë të javës dhe kujdeset per familjen.

“Në fundjavë, thotë ajo, përgatisë bazën e gjellëve tona, që është qepa e skuqur me pak majdanoz dhe e vendos në ngrirjen e frigoriferit në kuti të vogla. Çdo mëngjes e bëj gati dhe në drekë, kur kthehem nga puna, gatuaj me ato që kam blerë rrugës. E kam të lehtë sepse e vendos çfarë do bëj dhe nuk humbas kohë. Blej gjithmonë në sasi të vogël, produkte të freskëta, të stinës, që konsumohen brenda ditës. Shumë rrallë domate në dimër dhe asnjë naze para preshëve, lakrave e spinaqit.

Dhurata Thanasi Daneri punon që pervojen e saj ne gatim, ta marrin edhe amvisat e shumta që e ndjekin ne internet. Ashtu sic meson djalin e saj që të haje ushqime natyrore kujdeset dhe për fëmijët e tjere duke shkuar në shkolla të Tiranës si mësuese vullnetare e ushqimit të shëndetshëm.
Një objektiv në veprimtarinë e saj është lidhja me kopshtet e fëmijëve që në to te futen sa me shume perimet dhe frutat.

“Më mirë fëmija të luaj me nje shalqi se sa me lodra plastike, thotë ajo. Le të bëhet pis tapeti me shalqi, por të mos ndotet mendja me konsumizëm. Tapeti ndërrohet dhe pastrohet, ndërsa mendja e një fëmije është për gjithë jetën.”

Dhurata Thanasi Daneri është një ndjekëse e shkëlqyer e lëvizjes Food Revolution që synon edukimin e fëmijëve, inkurajimin e familjeve për të gatuar dhe luftën kundër obezitetit.

Nesër specialisten e njohur e kemi në Gjirokastër. Njihuni e mësoni nga përvoja e saj si mjeshtre e kulinarisë Shqiptare!

Ky është pragrami I festes së trashegimisë që organizohet ne Qendrën Historike të Gjirokastrës nga TID Gjirokastra mundësuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Bashkia Gjirokastër, TID Gjirokaster, Sloë Food, DRKK Gjirokastër, Gjiroart, shoqata Miqësia.

Nje nga organizatoret e eventit eshte Slow Food Gjirokastra dhe Dyqani Edua.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com