Hallvë Xhumba Xhumba, lugë, lugë në pjatë që e bënte dikur Poli e Kabilit në lagjen “Pazar i Vjetër”

Eshtë nga ëmbëlsirat e njohura dhe tradicionale të kuzhinës gjirokastrite, ëmbëlsirë e preferuar nga fëmijët por dhe të rriturit.

Në Pazar të Vjetër Poli e Kabilit, grua nikoqire dhe mjeshtre në gatime, si për gjellë, byreqe dhe ëmbëlsira të traditës, hallvën e gatuante gjithmonë dhe jo vetëm me raste.

Hallva që bënte ajo xhumba xhumba të shkrinte në gojë, kështu thonë në Pazar të Vjetër.

Ja përbëresit që ajo përdorte për hallvën që kujtohet për pamjen dhe shijen e vecantë.

Përbërësit:
1 lyrë ( në Gjirokastër përdoret gjalpi)
1 Miell gruri
1 sheqer
1 ujë
1 masë sheqer masa e njëjtë për të tëra. Psh: 1 gotë uji, ose 1 filxhan çaji).

Përgatitja:
Sheqerit i hedhim ujin paraprakisht dhe e vëmë në zjarr sa të marri valë.

Në tenxhere hedhim gjalpin, miellin dhe i skuqim. Ngjyra që do të marri masa e përzier të jetë kafe e celur( kjo sipas dëshirës ).
Mbi të hedhim ujin me sheqer dhe e mbajmë duke e trazuar vazhdimisht deri në thithjen e ujit dhe të mos shkaktojë djegie dhe deri sa të lahet luga që mundësisht të jetë lugë druri.

Mbasi të ftohet pak hidhet ne forma të përshtatshme. Mund të shërbehet edhe me pak sheqer pudër përsipër të aromatizuar me vanilje.
Kush dëshiron në secilën copë mund të vendosë edhe ndonjë bajame. Lugë, lugë e vëmë në pjatë dhe e shërbejmë.

Ju bëftë mirë!

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com