Gatime Peshku - Nga Kuzhinieri Spiro Lula, që edhe në Greqi ka gatuar vetëm në Restorante Peshku me Emër!

Spiro Lula eshte djali i kuzhinierit te degjuar nga Gjirokastra Ilo Lula. Të dy dhe ne restorante kane gatuar vetem peshkun.

 

Pas vitit 1990 Spirua emigroi ne Greqi dhe aty eshte akoma me banim. Është afër te 60-tave dhe vazhdon te punoje vetem ne restorante që kane tradite gatimin e peshkut, në më të preferuarat ne Athinë.

 

Ai peshkun e gatuan ne shume menyra dhe kerkesës tone per disa receta iu pergjigj duke na derguar disa që, sipas tij, shume mire mund te perdoren ne menyne e shtepise mbasi jane dhe te lehta ne perdorim.

 

Në vazhdim disa nga recetat që ai përgatit, te njohura e me shtrirje ne kuzhinat e sotme, qe rekomandon te praktikohen nga amvisat.

 

 

PESHKE SADE ME SALLATE JESHILE

 

Peshk i zier sade me sallate jeshile.Pas pergatitjes se peshkut, sallata vendoset ne pjate, shoqeruar me patate, qepe te njome persiper, mbi to hidhet pak kripe, uthull ose limon dhe vaj ulliri.

 

Kjo menyre trajtimi e peshkut, perdoret edhe me lule laker te zier, shoqeruar me majdanoz te grire, pikuar me vaj ulliri, limon ose uthull.

 

Peshku mund të sherbehet edhe me ullinj ,shoqeruar me qepe te grire holle, majdanoz gjithashtu te grire, me pak uthull, vaj ulliri dhe kripe .

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com