DUA KOKODASHE! Një amvisë nga Gjirokastra na shkruan sesi Nipi i saj do më shumë Kokodashe se Çokollata

Një amvise nga Gjirokastra na shkruan:

“Në shtëpinë tonë përdorim gati 2 herë në javë për mëngjes Trahana Lunxhëria. Atë e shijon edhe nipi i vogël 5-vjeçar.”

Me ushqimin është i “përkëdheluri i mamasë” se pëlqen më shumë “gjëpogjëpora”, gjëra të thata dhe më pak gjëra me lëng apo me mish. Ama ëmbëlsirat nuk i heq nga goja edhe pse unë, si gjyshe, përpiqem t`ia kursej që nesër, kurrë të rritet të mos ketë probleme si puna ime “me sheqerin”.

Një ditë më shkoi në mend që t`i bëja KOKODASHE. Do t`i që më kishte marrë malli dhe t`i provoja?

Për përbërësit dhe mënyrën e përgatitjes u mendova ca se, si ushqim tradicional i Gjirokastrës doja të isha “brënda”, të isha në rregull se mos bëja ndonjë gabim.

Po me kë të konsultohesha?!

Dy nga shoqet e mia më të ngushta kanë ikur në Amerikë. Ato me siguri as u shkon në mendje për Kokodashet. Dhe vërtetë. Njera në telefon ia dha gazit:

“Po mi për Kokodashe jo po për Skordhan më ka vajtur mendja! E pëlqejnë dhe këtu në Amerikë!”.

Ashtu dhe një shoqe tjetër tani me banim në Gjermani. Sa i zura në gojë Kokodashet u hodh tek fasulet qore se i kish harruar.

Ç`dija dhe mbaja mend iu përvesha punës. Ja si i përgatita:

Mora 3 feta me bukë dhe hoqa meset, tulet e tulet dhe i griva te vogla të vogla me dorë. Përsipër tyre hodha 1 lugë gjellë me vaj ulliri ekstra si dhe djathë dhie Gjirokastra, të thërrmuar.

Lëndën e përgatitur e nakatosa, pra e përzieva dhe e shtypa disa herë fort me dorë që të merrte shijen e vajit dhe të djathit. Nga kjo masë sa me mblodhi grushti bera disa si topa të vegjël në madhësinë e një veze faqet e së cilës i rraha me pellëmbët e duarve.

Ja kështu:

Do t`i që dhe nipi i pëlqu dhe nga ajo ditë më kërkon shpesh.

“DUA KOKODASHE, DUA KOKODASHE! thotë dhe i pëlqen më shumë se çokollatat.

Po s`thonë kot në Gjirokastër “Kokodashet të mbledhin barkun”.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com