Bakllavaja e Gjirokastrës! Si e shtronin gratë gjirokastrite bakllavanë më 80 dhe 100 petë?


Në dekorin e tryezës me gatime të dasmës gjirokastrite, e veçantë ishte bakllavaja që shtrohej me 80 e 100 petë.

Dikur bëhej e lartë sa pëllëmbë e dorës dhe ishte mbretëresha e çdo trapezi, siç është sot një tortë e madhe që nga disa porositet edhe një bojë njeriu.

Ajo përgatitej një javë përpara ceremonialit të dasmës. Nikoqiret e kohëve të largëta, viheshin në garë, kush ta përgatiste ,duke lehtësuar zonjën e shtëpisë, përgjegjëse për të gjitha punët deri në mbyllje të dasmës. Në gjitoni e më gjerë thuhej:

“Të shohim dorën e zonjës së shtëpisë”.

Kuptimi i kësaj shprehje lidhej me të gjitha fazat e ditëve te dasmës po veçanërisht me “syrin” dhe cilesine e bakllavase kur shtrohej ne krye te tryezes.

Puna per pergatitjen e bakllavase niste me zenien e brumit dhe hollimin e peteve qe duhet te ishin te holla si karte cingari. Me hollimin merreshin disa gra që komandoheshin nga ustesha. Quhej kështu ajo grua që njihej në lagje e qytet mjeshtre e hollimit dhe pikimin e bakllavase me sherbet. Kur mbarohej puna, kendohej dhe nje kenge, me vargje si keto:

“Kjo shtepia veseli, moj veseli / C`ka shtruar kete sini / Bakllava e revani / Kush i ka holluar /I lumcin duart”.

Nuk bëheshin një e dy, po dhe 5 tepsi e më shumë, që të hante një lagje e tërë.