>>  G A Z E T A
HOME                                    QYTETI                                BIZNESI                                 FORUM
   >> SHQ  ANG  ITA

  N X I T O N I          
        
     T E   R E K L A M O N I  

           B I Z N E S I N   T U A J  !


G J I R O K A S T R A   O N L I N E
Programi  Bilanc 2009  ofrohet se bashku me sherbimin tone tre javor plus reklamimin falas ne faqen tone ne internet te biznesit tuaj.

Biznesi sot ndodhet ne nje dimension te ri... ne kerkim te nje menaxhimi te persosur... ne gare per te qene i pari dhe me syte drejtuar se ardhmes...

Kompjuterizimi ju ndihmon te gjeni drejtimin e duhur per biznesit tuaj..  Programi yne e mban biznesin tuaj gjithmone ne levizje...

TPKSolutions
Keeps your business running...

Gjirokaster:  069 24 62 298
  >> SPECIALE
...........................................................................................................................................

Brenda Tregut te Qytetit:
Internet Plus - DyqAnI VirTuAL
www .GjirokastraOnline .Com



Belive in your success
           and you will achieve it.
                                   (D.J. Trump)



SIFE UGJ 2008
Sife Gjirokastra Fiton SPIRIT AWARD 2008

29/04/2007
Sife Gjirokastra Fiton SPIRIT AWARD 2007

29/04/2006
Sife Gjirokastra Fiton SPIRIT AWARD 2006


Projekti kryesor:
Kompjuterizimi i Biznesit
plus websiti i qytetit
www .GjirokastraOnline .Com


01/07/2007
Programi " Bilanc 2009 "
Programi me i fundit Financiar  (Punon)


01/07/2008
BAR
RESTORANT
HOTEL 'CAJUPI'
Rikthen nostalgjine e "Turizmit" te dikurshem ne Pazarin e Vjeter

07/11/2007
BELLA'S CLUB
Sife UGJ mundeson kompjuterizimin
e Lokalit tashme very trendy CLUB

27/10/2007
Super *Star* Market
Sife UGJ mundeson Kompjuterizimin
e Supermarketit me te ri te Pallati i Sportit.

02/07/2007
Hotel  " Kalemi "
Hoteli tradicional gjirokastrit ne
faqet e Gjirokastra Online

07/07/2007
Kompleksi  "  Freskia e Viroit "
Se shpejti me faqe speciale interneti

12/08/2007
  AMITA & ELKA "
Ne faqet e Gjirokastra Online
Vizitoni faqen tone te Biznesit

07/06/2007
ALDI Supermarket
Sife UGJ mundeson kompjuterizimin
e Supermarketit te ri te saj te fusha e aviacionit.

01/04/2007
Kompleksi FRESKIA (Virua)
Sife UGJ kompjuterizon Kompleksin "Freskia e Viroit"
Bar, Restorant, Piceri, Disko - Pub.

07/06/2007
Pjese Kembimi (Lilo)
Sife UGJ mundeson kompjuterizimin
e Auto-Servisit ne lagjen Zinxhira.

10/04/2007
P R A D O   B A R
Sife UGJ kompjuterizon lokalin mbi Tirana Bank.

01/03/2007
Sife UGJ drejt suksesit...

Se shpejti me Bilanc 2009:
Bar  R E M E Z Z O
Fast Food  " T h e   F i r s t "
Lokali  " S h e h u " etj...
Fshati i Sten Dragotit

Profil / Shėnime nga udhėtimet nė memorie VI.
Njė artist Hollivudi kthehet nė njė fshat tė humbur shqiptar sa pėr tė parė shtėpinė ku jetonin prindėrit, tata, po veēanėrisht nėna qė, ndonėse kishte vdekur.


Ndoshta ai kishte ardhur pėr tė rimarrė fuqi. Tani nuk bėnte mė filma. Merrej vetėm me reklama.


Nuk kisha parė burrė mė tė bukur. I gjatė, me njė kostum tė errėt, tejet nostalgjik, sikur sapo kishte ndjerė dhimbjen e mprehtė tė njė brenge qė s'mbyllet. Atje pranė vatrės sė Piacės i ēova njė pyetje diskrete qė e preku dhe nuk e fshehu nervozizmin kur mė tha se jeta private e artistit nuk duhet tė pėrgjohet.


Kishte patur njė dramė me njė modele amerikane. Bėnte njėfarė sforcimi pėr tė pėrmbajtur veten, dukej gjakftohtė sikur kishte hyrė nė njė tempull.


Pėrshtypja e tempullit nuk do t'i ndahej gjer nė fund tė udhėtimit nė Shqipėri. Ishte viti 1995. Kinostudioja nuk do t'i ngjallte ndonjė pėrshtypje tė veēantė, e ēuan nėpėr salla bosh, korridore pa zhurmė, salla kinemash qė flinin, i shfaqėn njė kolazh me filmat mė tė mirė shqiptarė, po ai rrinte krejt i qetė dhe nuk tradhtonte asnjė ndjesi sado tė vogėl.


Duhej kujdes, ishte nė vendin e tij. Foli shumė mirė pėr atelieun e ri, ku po xhirohej. Sipėrfaqja qė zinte Kinostudio e la pa mend, godina tė mėdha bosh, fushėtira me ullinj, heshtje e qetėsi si nė njė qimiter. Dhjetė dymbėdhjetė regjisorė qė i rrinin pranė, po ai nuk fliste shumė.


Ai nuk mund tė pyeste, bie fjala, vėrtet nuk punohet mė? Sepse po vetė e kishte dhėnė pėrgjigjen, po, nuk punohej mė. Ne paguheshim keq, s'merrnim as 15 dollarė nė muaj. Ia thashė kėtė fakt.


Pastaj shtova; kėtu nė verė ishin dy regjisorė bashkė me gratė dhe fėmijėt. Bėnė pushimet. Sot ka pak njerėz se keni ardhur ju, po nė verė kėtu kėndojnė vetėm gjinkallat. Ē'bėnė regjisorėt? mė pyeti. Ndiznin qirinj. Pse ndiznin qirinj?


Sepse s'kishte drita. Fėmijėt iu frynin se kujtonin se po festonin ditėlindjen. Sa qėndruan? 15 ditė. Po ē'bėnin gjithė ditėn? Shikonin filmat e tyre dhe njėfarėsoj ushqeheshin duke ngrėnė filma. Ishin pushime nostalgjike. Varfėria fshihej, nuk shqiptohej, sepse ata ende e mbanin veten pėr xhentėllmenė.


E tepron? Aspak, i thashė. Edhe nė Amerikė nuk ėshtė e lehtė tė xhirosh filma. Mund tė mbarosh po ta mbash frymėn vetėm te filmi. Ka shumė aktorė tė shquar qė s'u bie mė telefoni.
Pa Gjirokastrėn dhe Beratin dhe nuk tha asnjė fjalė.


Ai fliste me njė pikė lot qė i gėlonte nė mes tė syrit tė trishtė, rrokullisej shqepur e grisur nėpėr qerpikė dhe i mbetej nė cep tė syrit pėr njė kohė pa rėnė poshtė se ai e fshinte me dorė.


Duhej tė kishte parė shumė ai njeri, pastaj, po ta mendoje mė thellė, ai nuk kishte ardhur pėr t'u mahnitur, po pėr tė ndjerė, pėr tė ēuar njė tufė lule nė varret e tė parėve. Ai ishte rritur nė Amerikė. Nuk dinte shqip. Ruante njė kostum popullor nga nėna dhe ndonjė fjalė shqip kur largohej pa e lajmėruar; na more shejtan! Ē'shprehje!


E kishte harruar. Si tė mos harronte. Kishte prekur ėndrrėn amerikane, ishte regjisor nė Hollivud dhe kishte njė nga agjencitė mė prestigjioze tė reklamave. Tani i kishte kaluar tė 60-tat dhe ajo shprehje e nėnės nė gjuhėn shqipe, na more shejtan, ishte bėrė kular dhe e kishte zėnė pėr fyti. Kishte mbetur vetėm.


Po sa e bukur kishte qenė ajo kohė. Cila kohė? Ajo e pajetuara, po e marrė qė nė vogėli, si ajo balta nė shami kur le fshatin pėrgjithmonė, nga molloisjet e shqiptarkave qė mblidheshin bashkė nė Bronz dhe qanin pėr vendin mė tė bukur nė botė. Dhe ky ishte Dragoti nė Tepelenė.


Pėr tė kishte ardhur. Se e kish zėnė ai dheu i nėnės nė shami. Po ne s'dinim gjė dhe i tregonim vendet mė tė bukura sikur ai tė ishte turist.
Para se tė vinte nė Shqipėri i kishin dhėnė njė porosi; mos ha asgjė, vetėm bukė e djathė, se do helmohesh.


Dhe ai s'hante vėrtet. Buka me djathė dhe ajo pak verė mė bėnin gjithmonė pėrshtypje. Edhe te Piaca ku mbahej si mik pothuaj nuk fuste gjė nė gojė. Nuk e bėnte se vėrtet do tė helmohej, po e kishte hallin te fshati, le tė vdiste pastaj.


Donte ēmendurisht tė shikonte fshatin, fshatin e nėnės e tatės e le tė vdiste pastaj. Ishte njė obsesion artisti mė i fortė se vdekja po dhe mė i dobėt se vdekja. Njė artist Hollivudi kthehet nė njė fshat tė humbur shqiptar sa pėr tė parė shtėpinė ku jetonin prindėrit, tata, po veēanėrisht nėna qė, ndonėse kishte vdekur, ēuditėrisht i shfaqej, ose fare nuk i shfaqej, po ai e ndjente fort shpirtėrisht. Prej saj e kishte artistin. Dhe atė brengė krijimi qė i ngjan aq shumė hjekės sė vdekjes.


Ashtu kishte ardhur, si nė hjekė tė vdekjes. Mos shkonte pėr tė vdekur atje? Te vatra, te saēi pėrjashta, nėn man, apo te pusi? Mos donte tė vdiste nė mal? Mos donte tė mbytej nė lumė? Pse mendoja kėshtu, ē'ishte kjo ēoroditje, si njė dalldi, ndoshta ai kishte ardhur pėr tė rimarrė fuqi. Tani nuk bėnte mė filma. Merrej vetėm me reklama.


Koha nuk punonte pėr tė. Sapo kishte rėnė komunizmi dhe njerėzia jetonin fare varfėrisht, po tė lumtur qė idetė e reja demokratike do tė bėnin mrekullira, Shqipėria ishte njė kishė ku prifti thėrriste tė besonin se besimi do t'i shpėtonte. Ishte koha e ajėrt e ideve qė s'gjenin ende tokė tė zinin e tė shpėrthenin.


Nė ajėr ishim tė gjithė, njė popull nė ajėr, me flokė tė tėrhequr lart nga idetė e mėdha. Ai i pa tė gjitha, po s'fliste, sepse donte tė shikonte fshatin. Po ku tė linin ajrorėt tė mbėrrije nė fshat. E ē'ishte njė fshat? S'kishte pikė kuptimi.


Shqipėria mė nė fund ishte e lirė dhe ajo kishte ēfarė tė tregonte. Prit i dashur, shiko njėherė Rivierėn, e pe, shiko dhe Krujėn, e pe, provo dhe njė darkė te Gjeli, restoranti i traditės, e pe, po tani?


Ore, po unė dua tė shikoj fshatin, se e kam amanet nga nėna, as mė duhet regjisori i Hollivudit apo fama, kėtu kam ardhur mė shumė pėr fshatin. Ajri shqyhej gazit, ia merrte pėr art dhe kėnaqej ajri nga ky bukedjaths. Ha ore, mbushe plendėsin, kėtu ka ardhur demokracia, s'ka mė shtėpi, po kafene e restorante, atje gdhihemi e ngrysemi, hamė pa hesap, pimė e rrihemi, jo se duam, po rrihemi pėr shkak se jemi tė lirė dhe, naaa, ta bėjnė dhėmbin, s'na bėjnė gjė, vrasim, hiē, s'na bėjnė gjė, pėrdhunojmė, vjedhim, hiē, s'na venė hekurat, liri, ore, liri si nė Amerikė.


Oh, ē'u kėnaqėm o bukėdjaths, qė ti qofsh!
Erdhi dita dhe, pasi pa atdheun e leckosur nė vendet mė tė bukura ku e mbronin me ushtri, dy orė nė njė qytet, njė orė nė njė qytet tjetėr, detet me plazhet e braktisur, vetėm nė kalim, se ruhej, vazhdimisht ruhej Hollivudi, ai hipi nė helikopter nė mėngjes herėt dhe u nis. Me vete kishte nėnėn, po asnjė nuk e pa. Ē'tė shikonin, urdhėri ishte tė niseshin po tė mos uleshin gjėkund.


Ē'tė shikonte amerikani, nje fshat primitiv si nė kohėn kur e kishte lėnė i ati dhe e ėma? Madje shtėpia e tyre ishte prishur, veē njė saē, dy tre pemė dhe ca qen stani qė ruanin tufėn me dele.


Madje nė muzg ata ngjiteshin mbi qemeret e portave dhe atje flinin. Ishtė mirė pėr demokracinė kjo?


Shkoi nga shkoi helikopteri dhe u ul sėrish atje ku ishte nisur, te fusha e aviacionit, ku tani hidheshin plehrat.


Ku ėshtė? Njėherė tjetėr, nuk u ulėm dot pėr shkak tė motit tė keq, kishte erė dhe mjegull. Ai mbante nėnėn qė i ishte varur nė sup. Po kush e shikonte nėnėn qė i ishte varur nė sup?


Tė nesėrmen Sten Dragoti u nis pėr Amerikė, pėr t'u kthyer njėherė tjetėr, se ai ėshtė lab dhe e mban fjalėn.
Nju Jork 2009

 Postuar mė 08 Mar 2010, Komente 0


Emri:
E-mail: (opsional)
Mimikė: smile wink wassat tongue laughing sad angry crying 

| Mė Harro!