Regjisorja "Artiste e Popullit" Xhanfise Keko, që u dallua me talentin e saj si nxënëse e shkollës "Koto Hoxhi"!

Për shkollën e saj fillore “Koto Hoxhi”, në librin “Ditet e jetes sime”, Xhanfise Keko, regjisore, Artiste e Popullit, midis të tjerave shkruan…

Shkolla ku kam kryer filloren dhe kam patur fatin te kem mesuese te paharruarat: Vesvije, Nebahet, Naxhije e Vasilika, quhej “Koto Hoxhi”. Mesoja shume mire, por Naile Zverku apo Nalua, siç e therrisja une, shoqja ime me e ngushte, gjithnje ma kalonte kur merrte deftesen perfundimtare. Ne fakt, une isha me e afte ne punedore e balet dhe duke e kuptuar kete, nuk e merrja inat Nalon, qe ishte shume e zgjuar. Shpesh, per punimet e mia prej letre, mesueset thoshin se, kur te rritesha do behesha nje rrobaqepese shume e mire. Ndersa, ne moshen nente vjeç, isha nje recituese e kercimtare mjaft e mire.

Xhanfise Keko, Lindi ne Gjirokaster me 4 janar 1929 dhe u nda nga jeta me 22 dhjetor 2007. Pas studimeve ne Bashkimin Sovjetik filloi pune ne Kinostudion “Shqiperia e re”.

Ne vitin 1963 realizoi filmin e pare dokumentar dhe ne vitin 1971 filmin e pare artsitik.

Skenariste, regjizore e 24 filmave dokumentare e artistike, eshte vleresuar me çmime speciale ne fushen e kinematografise dhe ne vitin 1984 eshte nderuar me titullin e larte “Artiste e Popullit”.

Bashkia e qytetit te Gjirokastrës e ka nderuar me titullin “Nderi i Qytetit”.

Veprat si regjizore:

Taulanti kërkon një motër (1984)
Një vonesë e vogël (1982)
Kur xhirohej një film (1981)
Partizani i vogël Velo (1980)
Pas gjurmëve (1978)
Tomka dhe shokët e tij (1977)
Malësorët pas komisarëve (1976)
Tinguj lufte (1976)
Beni ecën vetë (1975)
Për popullin, me popullin (1975)
Reportazh nga Tropoja (1975)
Qyteti më i ri në botë (1974)
Mimoza llastica (1973)
Kongresi i 6 PPSH (1972)
Kryengritje në pallat (1972)
Shkolla tingujt ngjyra (1972)
ABC…ZH (1971)
Nga festivali artistik i fëmijve (1969)
Kalitemi nepërmjet aksioneve (1968)
Lart flamujt e aksioneve (1968)
Ato çajnë përpara (1967)
Gra heroike shqiptare përpara (1967)
Miqësi e madhe unitet luftarak (1966)
Tregim për njerzit e punës (1963)
Kongresi i 3 i PPSH (1952)

/

Artikulli – Dokument i Rrallë “Nderi i Shkolles Koto Hoxhi”
Nxënësit e shkëlqyer në Gjirokastër nga viti 1947-1997:

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com