Një Pjesë e Qytetit të Gjirokastrës në Dy Foto- Si e Kujtoni dhe Vleresoni Ndryshimet?!

Kjo pjese e qytetit ne dy pamje, ka ndryshuar me dhjetevjecare.

Te dy fotot pasqyrojne kohe te ndryshme.

Origjinale dhe e paster ne foton e pare, krejtesisht tjeter ne foton e dyte.

Ja fotua e pare:

Kodra e lire, e pa ngarkuar me ndertesa dhe poshte saj zallishte, me tej parcela me gardhe, toka djerre.Duket dhe duhet te jete foto e para vitit 1944.

Dhe fotua e dyte:

Pamje krejt ndryshe, e transformuar.

Sa per kujtese, shtojme se ndoshta punimet e para ne kete pjese te lagjes se sotme filluan me godinen e spitalit qe u perurua ne vitin 1950. Me pas fabrika e duhanit, uzina metalike, vargu i pallateve ne bulevardin e lagjes e pas viteve 70 edhe stadiumi, kinoteatri, Radio Gjirokastra, shkolla Koto Hoxhi , ajo e mesme Siri Shapllo, shtepia e ushtarakeve, ndermarrja e veshjeve ,pallati i sportit etj, ndersa pas viteve 90 ndertimet u shtuan gati ne cdo hapesire boshe dhe te gjelberuar.

Fjalet jane te teperta se fotot flasin.

Si e kujtoni lagjen dhe si vleresoni ndryshimet?!

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com