Në Gjurmët e Traditës Mjekësore në Gjirokastër

Ja disa tregues ne vite te Shërbimit Shëndetësor Spitalor ne Gjirokastër, e shquar për traditën mjekësore, për mentalitetin formues dhe edukues në trajtimin diagnostikimin e pacientëve.

Periudha ku mjekësia empirike dallon për shërbim dhe trajtim mjeksor i ka fillesat që me xherahët të cilët kishin njohuri në trajtimin e sëmundjeve.

Në vitet 1918 me kërkesën e parisë së qytetit u hodh ideja për ngritjen e një spitali i cili do t’ju vinte në ndihmë banorëve dhe realizimi i tij u bë i mundur në 1923 dhe drejtori i parë ka qënë Dr. Ismet Gega i cili realizonte ndërhyrje kirurgjikale të pakta në numër për shkak dhe të kushteve.

Në 1925 Dr. Telemak Laboviti u vendos drejtor. Godina e spitalit u vendos në lagjen Partizani me një numër prej 20 shtretër në shtëpinë e Shahin Karagjozit. Gjatë kësaj periudhe trajtoheshin pacientë jo vetëm nga qyteti i Gjirokastës por dhe nga zonat përreth për sëmundje patologjike. Për shkak se sëmundjet ishin përhapur në masë, nevojat ishin tepër urgjente dhe një organizim më i mirë do të ishte në dobi të qytetarëve. Situata e ngarkuar ishte shqetësim për gjithë organizatorët dhe drejtuesit të cilët hasnin vështirësi jo vetëm për shkak të kushteve por dhe për mungesën e fondeve nga ana e qeverisë së mbretit Zog.

Në vitin 1935 kthehet në atdhe Dr.Vasil Laboviti mbas studimeve në Austri, i specializuar për gjinekolog –kirurg dhe shërbimi mjekësor pati një trajtim më efikas jo vetëm për funksionin nga ana teknike por dhe kërkesat e herëpashershme të Dr.Labovitit.

Në vitin 1945 u vu në funksion dhe shërbimi i radiologjisë nga Dr. Thoma Zhusti i cili erdhi nga Korça me gjithë dëshirën dhe përkushtimin njerëzor. Krahas punës së madhe që po bëhej për luftën kundër sifilizit, gonores, tuberkulozit, në vitin 1949 u vu në funksion Dispanceria Tuberkulare ku shërbente nd/mjeku Grigor Raka nga qyteti i Delvinës. Po në vitin 1945 Dr. Kërçiku vuri në funksion shërbimin e dermatologjisë. Në vitin 1949 Dr. Zyrdi Tepelena, ngriti shërbimin e sëmundjeve infektive.

Burimi: Konferenca e III – të Rajonale e Shërbimit Shëndetësor Spitalor Gjirokastër me teme “ SË BASHKU PËR SHËRBIMIN SHËNDETËSOR SPITALOR NË KOMUNITET” organizuar me niciativen e grupit te punes Dr. Shkencor Vjollca Koko, Dr. Murat Kaci dhe Mcs Mimoza Llavdaniti, me mbeshtetjen e drejtorise se spitalit dhe firmave farmaceutike CFO Farma, Farma Net.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com