Ndërtesa e Re e Shkollës "Koto Hoxhi", me Kabinete të Reja e Kënde Sportive, më 1964 me Drejtor Muzafer Asllanin!

Më 1 shtator 1964 u përurua godina e re e shkolles « Koto Hoxhi », trekateshe, ne qender te lagjes më të madhe të qytetit. Drejtor i saj është Muzafer Asllani dhe nendrejtorë Aziz Hoxha dhe Zana Shehu.

 

Për këtë periudhe shkolla arriti rezultate te larta ne procesin mesimor-edukativ, ngritjen e kabineteve dhe permiresimin e kushteve per zhvillimin e sporteve ne shkolle.

 

Drejtuesit ishin ne balle te punes dhe kontrollit per mbarevajtjen e procesit dhe mesuesit te gatshem në përgjigje të kërkesave të shtruara edhe për përmiresimin e mjedisit përpara dhe rreth shkollës.

 

Drejtoria bënte kontrolle klasë më klasë për të njohur përgatitjen dhe nivelin e mesimdhenies te mesuesve, disa edhe te rinj në detyrë. Ndërkohë kujdes u tregua për mjedisin brenda e jashtë shkollës.

 

 

Në koridore u vendosën kënde « Letrari i ri », « Natyralisti », « Zëri i Çetës » etj.

Me përgjegjësi e krijimtari u punua nga mesuesit Stefan Qurku per kabinetin e fizikes, Viktor Angoni per ate te biologjisë, Isuf Zeko per kabinetin e gjeografise, Valentina (Isaku) Kote te kimise etj.

 

Per zbatimin e kerkesave te tilla kujdeseshin edhe nendrejtoret e shkolles. Me forma te larmishme nxitnin gershetimin e teorise me praktiken, shfrytezimin nga mësuesit të bazës materiale mesimore edhe pse e kufizuar, zhvillimin e orëve të mësimit me veprimtari edhe jashte procesit mesimor, punet ne kopsht, aksionet ne lagje per pastertine dhe higjenen, per mbjelljen e pemeve, veprimtarite kulturore e ato sportive.

 

Nen kujdesin e kontrollin e « rrepte » te drejtor Muzaferit realizohej edhe metoda e testimit te mesuesve gjate ores se mesimit, praktike e efektshme, mobilizuese e korigjuese per te metat e vrejtura por dhe per te shkuar ne pergjithesime te pervojave te mesuesve me te mire. Ne tradite u kthye dhe dëgjimi i nje ore mesimi nga disa mesues që me pas, ne takimet e perbashketa, kthehej ne bashkebisedim, rrahje mendimesh, apo forma te tjera te kontrollit apo verifikimit te nivelit te mesimdhënies si metoda e testimit ne oret mesimore per cdo lende.

 

Në vazhdim u punua edhe për krijimin e terrenit sportiv të shkollës ku në vecanti u dallua mësuesi i edukimit fizik Jani Boti me hapjen e klasave sportive në basketboll, volejboll si dhe puna per krijimin e kopshtit te shkollës.

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com