Mësuesja Veterane Pranvera Karagjozi Falënderon për Artikullin e Gjirokastra Online dhe ka këtë Urim për ish Nxënësit e Saj!

Ndjehem shume e nderuar per vleresimet qe me bete ju ish nxenesit e mi te dashur qe keni kapercyer me mundime e sakrifica, me varferi e pa komoditet, por me sukses, pragun e shkolles 29 Nentori (sot “Çajupi”).

 

Keto vleresime me ngjallin mallin e nostalgjine per kete shkolle te paharruar ku kalova vitet me te mira te jetes time, vitet e pakthyeshme te moshes me te re ku sherbeva pa nderprerje deri ne vitin 1979, kur dola ne pension sipas ligjit ne moshe te re 50 vjeç, megjithese kisha akoma energji per te punuar. Ndjehem shume krenare qe ish nxenesit tane te mrekullueshem pasi kryen me sukses shkollat e mesme e shume prej tyre edhe shkollat e larta, sherbejne sot me sukses e perkushtim ne sektore te ndryshem te ekonomise e te kultures.

E si ti harroj vargun e mjekeve te shquar qe fillimisht kane mesuar e lodruar ne ambientet e shkolles 29 Nentori, si Aristotel Gushi, Roland Karalli, Vasil Kareco, Kristaq Xhumbi, Suzana Karagjozi, Murat Kaçi, Kosta Hido, Igli Kokalari.

Nuk mund te harroj te emblen Efrosina Çukulla e Vasillaq Çukulla qe me mprehtesine e zgjuarsine e tij shkelqente ne te gjitha drejtimet, nxenesit e dalluar si Pano Muka, Diana Muka e Vasil Muka qe ndihmonin me zell nxenesit me te varfer. Po kater vajzat e urta, te bukura e te zgjuara te Pellumb Gjokolit, si Violeta, Liljana, Teuta e Klodi, te cilat jo vetem qe shkelqenin ne mesime por na nderonin edhe ne veprimtari jashte klase, si konkurse, olimpiada e takime ne baze qyteti e rrethi se bashku me te paharruarin Vladimir Qirjaqi, Ilirjan Lluri, se bashku me motrat e tyre, Aferdita e Luljeta dhe Tatjana Lluri. Mbresa te thella me kane lene femijet e familjes Paskali, Arturi, Diana e Mikeli te cilet me akrobacite e tyre fituan simpatine dhe admirimin e te gjithe spektatoreve qe i shikonin ne shkolle e jashte saj, ne qendra pune dhe ne qytete te tjera.

Nuk mund te le pa permendur femijet e Nexhip Alikos, Ariani, Dolora e Arta ne Tirane, ndersa Vjollca Aliko ne Gjirokaster, vajza te zgjuara, te edukuara e te suksesshme ne pune.
Kujtoj me keqardhje por me respekt femijet e Nazif Alikos e te Lekso Shapllos, te cilet duke qene te varfer kembenin kepucet me njeri tjetrin sipas turneve te shkolles.
Kujtoj shume emra dhe shume ngjarje, ne kujtesen qe rend viteve te mia, e me shume zbukurohet.
Dhe tani embelsira per ne fund.

I famshmi dhe i paharruari, gjeniu i letersise per femije, i pavdekshmi Tasim Gjokutaj mbaron shkollen 29 Nentori. Nxenes i kesaj shkolle qe nga klasa V, edhe mbasi mbaroi tetevjeçaren dhe institutin pedagogjik ne Gjirokaster u emerua mesues po ne kete shkolle ku ishte nxenes. Une megjithese isha mesuese matematike, pata kenaqesine te zbuloja per here te pare tek ai talentin si shkrimtar.

Ne kete shkolle kane kaluar dhe motra e tij Proletare Gjokutaj si dhe vellezerit e mençur e te edukuar Petrit Gjokutaj, Kastriot Gjokutaj e Çapajev Gjokutaj, per te cilin ruaj nje kujtim ne veçanti. Kur erdha njehere ne Tirane, Çapajevi ishte drejtor i pergjithshem i fondacionit Soros. Kerkova te takohesha me te thjesht per mall. Sekretarja e tij me shoqeroi me perzemersi, duke me pyetur me pare: “A ke ndonje problem per te zgjidhur?”. Iu pergjigja se nuk kam asnje problem privat, por deshiroj ta takoj se e kam pasur nxenes te shkelqyer.

Çapajevi me priti me perzemersi e dashuri. Une kisha dale ne pension dhe biseduam gjere e gjate per kujtimet e femijerise e te familjes se tij. Duke perfituar nga rasti, pak me ndrojtje, i propozova te akordonte nje fond per ndertimin dhe zgjerimin e shkolles 29 Nentori. Nuk shkoi shume kohe dhe porosia u zbatua me se miri.

Te me falin dhjetera prinder e nxenes qe nuk kam mundesi t’ju permend emrin, por dijeni se nuk ju harroj, ju kam ne zemren dhe mendjen time duke ruajtur kujtime te mira.

 

Ju uroj te gjitheve per Vitin e Ri 2018: Qofte Vit i mbare, me shendet, lumturi, begati dhe çdo te mire!

-PRANVERA KARAGJOZI

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com