Luan Hoxha - Mësonjësi i disa Brezave, Autori i Librit "Fizika Jashtë Klase"! Drejtor i Gjimnazit të Gjirokastrës 85-91!

Mësonjësi Luan hoxha, lindi në Gjirokastër dhe mesimet e para i mori ne vendlindje, vazhdoi ne shkollën e mesme Asim zeneli dhe maturen e perfundoi ne shkollën “Janaq Kilica” te qytetit te Fierit.

 

Studimet e larta i kreu në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Shkencave te Natyrës, Dega Fizikë në vitin 1966. Ne kete vit filloi punen si mesues fizike ne shkollen 12 vjecare “Koto Hoxhi”.

 

luan hoxha gjirokastra online

 

Me 1963-1973 punoi mesues fizike ne shkollen e mesme “Asim Zeneli”. Po gjatë vitit 1973 perfundoi kursin pasuniversitar per fizike ne fakultetin e shkencave te natyres ne Tirane. 1973-1978 emërohet drejtor i shkolles tete vjecare “Koto Hoxhi”.

luan hoxha drejtor gjimnazi asim zeneli gjirokastra online

 

Për periudhën disa vjecare si drejtues, shkolla arriti rezultate shumë të larta në procesin mësimor-edukativ, vlerësuar e tillë midis shkollave te qytetit dhe në shkallë rrethi.

 

Mësuesit punonin vazhdimisht për ngritjen e tyre nga ana profesionale dhe drejtoria e shkollës ndihmonte dhe kontrollonte rregullisht. Bashkepunimi me familjen ishte shumë i mirë. Për këtë përvojë në shkollë u organizuan seminare kualifikuese në bazë rrethi e gjithë vendi.

luan hoxha drejtor gjimnazi asim zeneli gjirokastra online

 

Në vitin shkollor 1978-1981 emërohet mesues fizike ne shkollen e mesme te qytetit, ndersa nga viti shkollor 81-84 inspektor i shkollave te mesme në seksionin e arsimit.

 

Mbi bazën e pervojës së fituar si mesonjes dhe drejtues, në vitin shkollor 85-91 Luan Hoxha ngarkohet me detyren e drejtorit te Gjimnazit “Asim Zeneli” të Gjirokastrës dhe pas vitit 1991 per 1 vit mesues fizike ne shkollat e mesme deri në vitin shkollor 2000 kur del në pension.

 

Edhe pas daljes ne pension nuk u terhoq nga arsimi, drejtor ne shkollen e mesme jo publike “Hoxha Tahsim” në Gjirokastër.

 

luan hoxha mesuesi gjimnazi asim zeneli gjirokastra online

 

I nxitur nga miqtë dhe ish nxënësit, në zgjedhjet bashkiake te vitit 2003 konkuroi per postin e Kryetarit te Bashkisë te qytetit.

 

mesonjesi luan hoxha gjirokastra online

 

Luan Hoxha ka botuar mjaft artikuj ne shtypin periodik dhe buletine shkencore, ka referuar ne seminare kombëtare e ndërkombëtare si dhe ka botuar libra në fushen e fizikës si librin “Fizika jashtë klase”.

 

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com