Libër me Vlerë për Prefekturën e Gjirokastrës! Historia, Emrat, dhe Kontributi i Tyre në Ngjarjet Historike!

Libri që po ju paraqesim përmban historinë e Prefekturës së Gjirokastrës që nga shpallja e pavarësisë së shtetit shqiptar në vitin 1912.

 

Autorët janë Xhezo Cana dhe Bektash Mema.

 

 

Historia e Prefekturës përmban shumë dimensione dhe autorët janë fokusuar vetëm te disa drejtime pasi, sipas tyre, është e pamundur t’i përmbledhësh ato në një vëllim të vetëm.

 

Një vend të rëndësishëm në libër zënë prefektët që kanë drejtuar Prefekturën që nga viti 1912-1944 disa nga të cilët me shkollimin dhe kulturën e tyre hodhën themelet e krijimit të shtetit shqiptar, me kontribute të veçanta si Feim Leskoviku, Hilë Mosi, Kol Tromara, Qazim Koculi, Javer Hurshit, Nikollaq Zoi, Daut Çarçani etj, po për fat të keq patën fate tragjike.

 

Në libër jepen dhe të dhëna statistikore për Prefekturën e Gjirokastrës dhe nënprefekturat vartëse si dhe evidentohen përfaqësuesit e prefekturës në ngjarje të ndryshme historike duke filluar nga Shpallja e Pavarësisë, Kongresi i Durrësit, Kongresi i Lushnjës si dhe përfaqësuesit e prefekturës në parlamentin tonë në vite.

 

Materiali bazë është hulumtuar nga Arkivi i Shtetit si dhe gazetat e kohës.

 

Interes në këtë libër përbëjnë dhe të dhëna të tjera për organizimin e pushtetit vendor pas viteve 1944-1990 si dhe aktiviteti i prefektëve pas vitit 1994 kur u rikrijua prefektura.

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com