Kujtesë/ Fan Noli në Mbrojtje të Mësuesit Patriot Andrea Konomi nga Kavaja, një ndër Mësuesit e Parë të Mësonjëtores “Liria” në Gjirokastër!

Në një mbldhje të Këshillit Kombëtar te vitit 1922 në kohën e Qeverisë së Ahmet Zogut, ku eshte diskutuar per problemin e çarmatimit te popullit, dhe që ka gjetur kundërshtimin e opozitës, është debatuar edhe per veprimtarine e mësuesit patriot Andrea Konomi.

 

Nga deputetë të opozitës është thënë se “këtu është torturuar edhe Andrea Konomi, nje nga shqiptaret e vjeter…”, se “…asht rrahë tepër keqas nje atdhetar i vjeter që në Shqipëri ralle shokë ka…’.

 

 

 

Në këtë mbledhje ka folur dhe ka mbrojtuar Andrea Konomin edhe Fan Noli i cili eshte shprehur se:

 

“Në Kavajë patrioti më i vjetër i këtij qarku u rrah e tani shëtit me kokë të lidhur…”

 

Pas dështimit të Revolucionit të Qershorit 1924, Andrea Konomi emigroi jashtë vendit dhe u kthye për shkak të një sëmundjeje të gjatë. I sëmurë dhe i varfër ekonomikisht ai shërbeu mësues ne Himarë, Bubullimë të Lushnjës dhe në Gramsh.

 

 

Më parë mësues ne Gjirokastër, ne vitin 1908 ishte nje nder mesuesit e pare te shkolles “Liria” dhe më 1909 mori pjesë në Kongresin e Elbasanit, si delegat i Gjirokastrës.

 

Andrea Konomi lindi në Kavajë në 1879 dhe u nda nga jeta në vitin 1933.

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com