"Gjirokastra Vend Burrërie, Këtu nuk ekzistojnë kurvëria e..." - Zakone të Gjirokastritëve 350 vjet më Parë sipas Kronikanit Evlia Celebi!

Një zakon i gjirokastritëve është se ditën e Shëngjergjit, të Nevruzit, ditën e shën Mitrit, të sarisalltëkut (Shën Kolli) si edhe në të dy Bajramet, të veshur krejt me ar, pasi pinë mirë e mirë, dhe e mbushin kokën me verë të kuqe, me dashurues e dashnorë (ashikë e dylberë), kapen qafë për qafe dhe heqin e kërcejnë valle.

 

Ky është një ves i keq i mohuesve të zotit, por gjirokastritët nuk e kanë për turp.

 

 

Veshja e meshkujve: Pleqtë lidhin në kokë çallmë muhamedane, vishen me cohë jo mavi (jo të kaltër) tirq me kopsa dhe ecin burrërisht.

 

Të rinjtë veshin zibune (cepkena) mëdafshi të kuq, të ngushtë. Krahët e kofshët dhe shumë pjesë të trupit i mbajnë lakuriq; këmisha e mëndafshtë me skanje të bardha i mbulon deri te kryqet.

 

 

Për shkak të këmishës e të brekëve të holla që veshin, u duken vendet e tjera të turpshme…

 

Shkurt kanë veshje të çuditshme, por shumë të pastra. Këtu nuk ekziston kurvëria e pederastia, sepse Gjirokastra është vend burrërie. Vetëm një herë në vit gratë vizitojnë prindërit e tyre dhe nuk shëtisin fare gjetkë.

 

 

Ato jane shumë të ndershme e mund të krahasohen me zonjën e shenjtë Rabije Adivije.

 

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com